ARKATANA

Nexhat Bllaca mbi 13 vite duke kërkuar drejtësi për pronën e tij që ia mori shteti

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nexhat Bllaca ka 13 vite që bredh nëpër zyrat e Gjykatës së Gjilanit dhe Gjykatës së Apelit të cilët nuk e zbatojnë një vendim të Gjykatës që t`i paguhet prona e tij prej 12 ari e marr nga shteti për nevojat e rrugës Qarkore. Bllaca thotë se është lodhur nga këto zvarritje të panevojshme të Gjykatave.

Nexhat Bllaca para vetës ka një krah letra e dokumente të cilat që nga viti 2011 po mundohet ta realizojë një të drejtë të tij legjitime për pronën që i ka marrë shteti për nevojat e Rrugës qarkore.

Bllaca për rajonipress thotë se është lodhur nga zvarritjet e panevojshme dhe loja jo korrekte e Gjykatave lidhur me rastin e tij.

Në fakt Bllaca shpjegon se që nga viti 2011 po kërkon të drejtën e tij të kompensimit për 12 ari tokë që ju kishte marrë për nevojat e rrugës qarkore në Gjilan.

Mobi Casa

“Në vitin 2011 e kam paditur fillimisht komunën e Gjilanit për të realizuar të drejtën e kompensimit. Gjykata Themelore e Gjilanit në vitin 2015 ka marrë një aktgjykim ku e aprovon kërkesëpadinë time lidhur me shpronësimin e 12 ari tokë në vlerë të 138 mijë euro. Por më vonë Gjykata e Apelit në vitin 2021 e kthen në rigjykim rastin pas ankesës që ka bërë avokati i komunës së Gjilanit bardhosh Dalipi” shprehet Bllaca.

Bllaca mendon se e tërë kjo lojë po bëhet për të hequr dorë nga të drejtat e mija legjitime, por unë do të vazhdoj me ngulm të kërkoj të drejtën time juridike që më takon me ligj.

“Ata veç po vonohen sepse kjo punë duhet të marr një epilog pozitiv dhe atë në favor timin” tha Bllaca./rajonipress/