Avokati i njohur Hamdi Jashari, kandidati më serioz për kryetar të Odës së Avokatëve për regjionin e Gjilanit
Gjilan – Të nderuar kolegë avokatë dhe ju miq të nderuar, ju njoftoj se jam konsoliduar mjaftueshëm dhe do të kandidoj për kryetar të Odës së Avokatëve për Regjionin e Gjilanit, ku përfshihen edhe komuna e Vitisë, Kamenicës, Novobërdës dhe disa komuna të tjera, në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të organizohen së shpejti. Zotimi im primar do të jetë thyerja dhe heqja e barrierave burokratike instaluara në institucionet shtetërore, lehtësimi i punës së avokatëve në raport me institucionet në të cilat operojmë dhe në ngritjen e kredibilitetit të institutit të avokatit si dhe shpërfaqjen e peshës, pozitës dhe rëndësisë që ka avokatia në sistemin e drejtësisë dhe në zbatimin e ligjshmërisë respektivisht harmonizimin/baraz pozicionimin tonë në raport me bartësit e tjerë të pozicioneve në organet e rendit në vendin tonë, vlera këto që na garantohen që nga aktet më të ulëta ligjore e deri me kushtetutë, si akti më të lartë ligjor i çdo shteti thuhet në njoftimin publik të avokatit të njohur Hamdi Jashari.
Postimi i plotë:
Heshtja dhe servilizmi nuk përkojnë me profesionin tonë, të cilin nuk na ka falur askush por, e zotojmë falë shumë viteve shkollimi, përkushtimi, sakrifice e netëve të gjata pa gjumë dhe e kemi paguar me mish e shpirt, për të arritur këtu ku jemi!
Qëllimi dhe përkushtimi im kryesor brenda kompetencave që kemi do të jetë që edhe në vendin tonë si në çdo shtet ligjor dhe të zhvilluar të botës “fjala dhe rëndësia e avokatit, të peshohen me vlerën e arit”!!!
Kush është Hamdi Jashari
Hamdi Jashari është njëri nga avokatët më me ndikim në Anamoravë dhe më gjerë, pedant dhe me një kulturë të lartë profesionale, vazhdon të mbetet më i kërkuari nga qytetarët dhe klientët pikërisht sepse ka arritur të godas anën e errët të gjyqësorit, duke e kthyer besimin në mesin e qytetarëve.
Emri i Hamdi Jasharit në fushën e jurispodencës dhe në përgjithësi të avokaturës progresive ka vend të veçantë dhe të rëndësishëm pikërisht për shkak të këmbënguljes së tij që sistemi i Drejtësisë të jetë ashtu siç duhet dhe jo ashtu siç ka qenë dhe vepruar deri tani.
Hamdi Jashari është shumë inteligjentë dhe një avokat që kishte zë kritik për dallim nga të tjerët
Hamdiu foli e kritikoi kur duhet dhe ku duhet, kërkoi vazhdimisht profesionalizëm në sistemin e drejtësisë dhe korrektësi për lëndët.
Hamdi Jashari është një kuadër e ri e me perspektivë dhe njihet si principiel në profesion dhe për shkak të pamjes fizike dhe korrektësisë në punë të gjithë e quajnë si “anglez”.
Avokati Jashari i cili ndonëse ende mund të konsiderohet gjeneratë e re, i njëjti në lëminë e jurisprudencës ka një përvojë të gjatë profesionale dhe mbi të gjitha të pasuar edhe me një traditë të gjatë familjare në fushën e drejtësisë.
I rritur, i edukuar dhe i ndërtuar fillimisht si njeri e pastaj edhe profesionalisht, në një familje me traditë në këtë fushë, nga babai ish gjyqtar dhe avokat i mirënjohur, tashmë i ndjerë Avni Jashari, i cili për 30 vite me radhë ushtroi me dinjitet dhe sinqeritet profesionin, fillimisht si gjyqtar deri në vitet e 90-ta, ndërsa në vazhdim deri në vdekje profesionin e avokatit, po ashtu nga nëna juriste e diplomuar, ndër juristet e para femra në regjionin tonë, e pensionuar para pak kohësh, e cila për vite me radhë ishte drejtoreshë në një institucion të rëndësishëm në regjionin e Gjilanit, ky avokat prej kohësh, falë të gjitha atyre që u thanë më lartë por, më tepër falë përgatitjes së vazhdueshme profesionale, përkushtimit me dedikim në profesion, vigjilencës, organizimit, korrektësisë dhe rezultateve nga përfaqësimi i lëndëve (ndër to disa lëndë tejet të rëndësishme dhe voluminoze) ka arritur që të ndërtojë imazhin e një avokati brilant./rajonipress/