PSD: “Mirënjohje për kunatin e vitit – të pakrahasueshmit, kryetarit të Gjilanit. Alban Hyseni”
Gjilan – Nëpërmjet një aksioni simbolik, Partia Socialdemokrate i ka ndarë mirënjohje kryetarit të komunës së Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni.
“Mirënjohje për kunatin e vitit – të pakrahasueshmit, kryetarit të Gjilanit. Alban Hyseni”, shkruan në “mirënjohjen” për Hysenin.
“Qytetarët e votuan. Për kunata po punon. Ky është Kunati i vitit, Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. Për dështime mirënjohje nuk ka, por meritat nuk ia humbim Alban Hysenit. Prandaj sot, në mbledhjen e Asamblesë ia dorëzuam mirënjohjen për angazhimin e tij të palodhshëm në punësimin e kunatave të tij e të drejtorëve të tij. Mirënjohja e vetme që e ka merituar për një mandat, plot dështime. Mirënjohje sa për me i thënë, se nepotizmi nuk është lëvdatë.”, shkroi Molliqaj në Facebook.