Fundamenti

Rashiti: Për gjashtë muaj janë riatdhesuar 8 familje

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ruzhdi Rashiti zyrtar për kthim të qëndrueshëm tha për rajonipress se vetëm në këtë periudhë gjashtë mujore nga shtetet perëndimore janë kthyer 8 familje me 29 anëtarë. Këto familje menjëherë janë paraqitur tek organet komunale ku edhe kanë kërkuar asistencë të nevojshme si në plan biznesi, rindërtim, pako ushqimore dhe higjienike, ndërtim shtëpie, orendi, barna, trajtim mjekësor, dru zjarri dhe banim.

Ruzhdi Rashiti thotë se aktiviteti i personelit të Zyrës Komunale për Kthim dhe Komunitete(ZKKK) është përqendruar në tri sfera duke përfshirë aktivitetet me komunitete, aktivitetet për kthim të qëndrueshëm dhe aktivitetet në procesin e riatdhesimit.

Sipas Ruzhdi Rashitit për periudhën janar – qershor 2013 në kuadër të aktiviteteve të rregullta ZKKK-ja ka planifikuar dhe zbatuar edhe aktivitete për komunitete.

Sipas tij me UNHCR-në dhe me Agjensionin Kosovar për ndërmjetim dhe zhvillim në bashkëpunim me Organizatën gjermane –ASB janë ndihmuar 12 familje rome dhe serbe me ushqim.

Në shpërndarjen e këtij ushqimi prioritet kanë qenë familjet me ndonjë anëtar të hendikepuar. Janë vizituar banorët e një rruge në lagjen e “Avdulla Presheva” të cilët kanë kyçje në rrjetin e ujësjellësit mirëpo nuk kanë ujë të mjaftueshëm dhe në bashkëpunim me Kompaninë e ujësjellësit “Hidromorava” kanë filluar punimet mirëpo ende nuk kanë përfunduar.

Rashiti tha se Zyra për kthim dhe komunitete po ashtu ka filluar përgatitjen e regjistrit për fëmijët e komuniteti RAE lidhur me përgatitjen e tyre shkollore , moshën, gjendjen sociale.”Një nga aktivitetet e planifikuara të zyrës për komunitete që do të vazhdoj së zbatuari është që në bashkëpunim me OSBE-në të organizoj një takim me të rinjtë e komunitetit rom që të formohet një OJQ- rome e të rinjve e cila do të merret me aktivitetet në arsim , shëndetësi, si dhe aftësimin profesional të tyre.” Tha Rashiti.

Qytetarët e të gjitha komuniteteve janë adresuar në ZKKK për të plotësuar shumicën e kërkesave për dokumente personale. “Nga kërkesat e komunitetit serb vlen të theksohet kërkesa nga Zyrtarët e ZKKK-së për ndarjen e 10 trojeve pronë e komunës në fshatin Shillovë, ky aktivitet është kryer në bashkëpunim me nënkryetarin e komunës” tha ai.

Eco Higjiena

Rashiti tha se tashmë ZKKK ka hartuar listën përfundimtare prej 48 familjeve që është dërguar në Ministrinë për Kthim dhe Komuniteteve të cilët në një të ardhme mund të jenë përfitues të shtëpive. Nga këto familje 36 janë rome ose 75%
dhe 12 familje serbe ose 25%.

Rashiti tha se në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të punësimit është punuar në projektin e aftësimit profesional për të riatdhesuarit.”Me përfaqësues të OJQ-ve janë vizituar disa familje të riatdhesuara nga të cilat janë marrë informata lidhur me shkollimin e fëmijëve për të riatdhesuarit. ZKKK , si pjesë e aktiviteteve të saja të rregullta planifikon dhe zbaton me partnerët e tij të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me kthim të qëndrueshëm. Me përfaqësues të komunitetit punohet në familje si dhe identifikimi i rasteve për t’u kthyer nga Maqedonia, anëtarët e komunitetit rom, ranë dakord se familjet në varësi të situatës financiare me të cilën disponojnë do të kthehen” thotë Rashiti.

Kurse sa i përket procesit të riatdhesimit zyrtarët e ZKKK-së në kuadër të aktiviteteve të veta të rregullta , planifikojnë dhe zbatojnë edhe aktivitete me partneret relevant që kanë të bëjnë me procesin e riatdhesimit.”Aktivitete më të shpeshta ka me palët të cilët janë kthyer nga vendet e treta e që kërkojnë të riatdhesohen dhe po të njëjtit udhëzohen dhe ju ndihmohet në përgatitjen e dokumentacionit adekuat për të aplikuar në ZKKK.
Kërkesat e tyre kanë të bëjnë me asistimin në ushqim, dru zjarri, plan biznesi, orendi , barna , trajtim mjekësor e të tjera”.

Rashiti tha se gjatë periudhës janar – qershor 2013 në zyrën komunale për kthim dhe komunitete kanë bërë kërkesë për t`u asistuar 47 familje me 137 anëtar. Prej tyre 29 familje janë shqiptare, 3 serbe , 14 rome dhe 1 ashkalike.

Sipas tabelave dhe statistikave shihet se këto familje më shumë kanë migruar në këto shtete si: Francë 12 familje, Suedi 18 familje, Belgjikë 4 familje, Zvicër 6, Luxemburg 1, Hungari 1, Holandë 1, Austri 1, Angli 1, Gjermani 1, dhe Finlandë 1.

Vetëm në këtë periudhë gjashtë mujore nga këto shtete janë kthyer 8 familje me 29 anëtarë. Këto familje menjëherë janë paraqitur tek organet komunale ku edhe kanë kërkuar asistencë të nevojshme si në plan biznesi, rindërtim, pako ushqimore dhe higjienike, ndërtim shtëpie, orendi, barna, trajtim mjekësor, dru zjarri dhe banim.

Për këtë periudhë të riatdhesuarit sipas Rashitit janë ndihmuar me plan biznesi, ndërtim shtëpie, renovim shtëpie , orendi, kompensim qirasë-banim-10 familje si dhe pako ushqimore dhe higjienike./rajonipress/