Qytetarët e gozhdojnë keq Alban Hysenin, katastrofa e komunës së Gjilanit, katër vite mashtrime me 3D projekte, përralla të përsëritura me foto e shifra të thata

Gjilan – Allahile, kujt po ia shisni këto përralla të përsëritura me foto e shifra të thata?
Na që jetojmë këtu, i kemi parë e i shohim çdo ditë realitetin. Nuk na mjaftojnë më “pamjet nga lart” me dron e premtime boshe ka komentuar Qenan Shabani. Po rrenc i madh ishe kanë ka shkruar Berat Berisha.
Derisa Alban Hyseni po mundohet ta mashtrojë publikun me disa pamje me dron ku shihen punime minimale e mungesë të projekteve, janë vet qytetarët ata që e kanë gozhduar me komente e akuza për shkak të mashtrimit të madh që po e bënë tani në prag të fushatës.
Qenan Shabani ka shkruar: Allahile, kujt po ia shisni këto përralla të përsëritura me foto e shifra të thata?
Na që jetojmë këtu, i kemi parë e i shohim çdo ditë realitetin. Nuk na mjaftojnë më “pamjet nga lart” me dron e premtime boshe. Ne jemi gjenerata që jetoftë në HD, që nuk mashtrohet me imazhe e fjalë, por kërkon punë të dukshme, konkrete dhe të ndershme.
Po i them troç disa fjalë:
- Ku ishit 4 vite?!
Pse nuk doli askush nga ju të fliste për projektet që për dështuan radhë pas radhe? - Sa herë dështoi projekti i Stadiumit të Qytetit?
Na premtuat se do përfundojë për 6 muaj. U bënë 4 vite dhe as gjurma nuk shihet.
Tash për fushat po rregullojka! - Po për autostradën Gjilan–Prishtinë çka u bë?
U premtua nga partia juaj, nga ju vetë: - në nëntor 2021,
- pastaj nëntor 2023,
- pastaj fundi i vitit 2024.
Sot jemi në qershor 2025 dhe as zalli s’është lëvizur! - Ku është morali juaj, kur nuk ishit në gjendje të shtroni 70 metra asfalt vetëm 100 metra larg shtëpisë suaj?
E sërish vini në fushatë me kamera e premtime të reja vetëm për të marrë 50 vota në ndonjë lagje që nuk e njohët kurrë.
A ka ende njerëz që ju besojnë këtyre shifrave?
Ne nuk kërkojmë numra që nuk i shohim.
Ne kërkojmë ndryshim të ndjeshëm në përditshmëri, në infrastrukturë, në kujdes e në sinqeritet.
Mos na mashtroni më me tituj e tabela. Populli nuk është më i verbër. E shohim qartë që këto projekte nuk janë për qytetarët, por për fotografi, për marketing politik dhe për interesat tuaja.
Në vend që të përfundoni projektet që i nisët me zhurmë e krenari, filloni asfaltimin aty ku e parashikon projekti, jo aty ku ju leverdis politikisht.
Prandaj, mos kërkoni më vota me gënjeshtra.
Kërkojeni me punë të kryer.
Jo me mashtrime të përsëritura.
Populli i Gjilanit e ka kuptuar gjithçka.
Avdyl Aliu shkroi: Katastrofa e komunës së Gjilanit është kjo, katër vite mashtrime me 3D projekte.
Mashtrimi vazhdon edhe në këta 3-4 muaj që kanë mbetë deri në zgjedhje, veç tash paska ra niveli në 4 mini projekte, ama edhe këto veç të vizatuara.
S’ka kaçik as profesional e as politik për më shumë se sa në letër dhe se sa të vizatuara.
Zymer Sylë Toska ka shkruar: Hajde pak ka Velekinca o kryetar – ke do rrugë me shtru me asfalt nja 5 rrugë të shkurta edhe naj park për neve a fusha sportive edhe ndriçimi i rrugëve len për të dëshiruar.
Ta kina dhon votën familjarisht lagja e Toskve po sen hajrin qe 4 vjet sta kina pa veç po du met lajmërua se zgjedhjet vijnë shumë shpejt, po ka na mos u lajmëro më të lutem klm e ishalla e merr seriozisht ketë punë.
Berat Berisha ka shkruar: Apet 3d a. A rrenc i madh ishe kanë./rajonipress/