Mobi Casa

“Vatra”: Alban Kryetari, vonë t’ka dalë gjumi

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Qeverisja lokale në Gjilan, për mbi tre vite, u shqua si një administratë e përgjumur, ku prioritet kishin punësimet familjare, kunatat, balldeskat dhe regjia e filmave propagandistikë – më shumë sesa puna reale për qytetin thuhet në reagimin e Lëvizjes “Vatra”.

Reagimi i plotë :

Tani, në përpjekje për të krijuar përshtypjen se “po punohet”, kanë hallakatur pjesë të tëra të qytetit – kanë prerë asfaltin për të vendosur gypa, por pa vizion.

Fundamenti

Kjo është një përpjekje e dëshpëruar për të mashtruar qytetarin me zhurmë makinerish, Qytetari nuk do ta pranojë këtë gjellë të kripur, as këtë tym që po i hidhet syve.

Kryetar, vonë t’ka dalë gjumi – dhe qytetari e di që s’mund ta fshehësh dështimin me pak zhurmë e pluhur!