Karaçeva e Poshtme i ndanë mirënjohje Jetish Malokut, kontribuoi dhe luftoi për brezin kufitar dhe territorin e Kosovës

Kamenicë – Selver Lenjani në emër të bashkësisë lokale në Karaçevë të Poshtme i ka ndarë mirënjohje Jetish Malokut kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës për kontributin e dhënë për brezin kufitar dhe për territorin e Kosovës, një njeri i pa lodhur në çështjen kombëtare njeri guximtar, këtij veprimtari i flenë në shpirt çështja kombëtare.
Lenjani ka thënë se me ndihmën edhe të drejtorit të policisë së Kosovës z. Rashit Qalaj, Jetish Maloku nuk hezitoj, por veproj në mënyrën kombëtare për ruajtjen e territorit të fshatit Karaçevë, territorin e Kosovës sepse Kosova mbrohet me Karaçevën dhe me 11 km katror, po ashtu edhe me ish ministrin e punëve të brendshme z. Agim Velija i cili dha një kontribut të jashtëzakonshëm për Karaçevën e territorin e Kosovës.
“Veprimtarë të devotshëm dhe të pa lodhur për ne janë të njohur dhe i përgëzojmë, në tokë e në qiell KFOR-in amerikan, policinë e Kosovës, NATO-n dhe shumë faktor tjerë që kontribuuan në pavarësinë e Kosovës. Mos të harrojmë se pa miqtë ndërkombëtar, Kosovë nuk do të kemi dhe pa Amerikën ska jetë në Kosovë, dhe s
ka as gjallni.
Uroj që krejt populli të bashkohet dhe të gjitha partitë politike të bashkohen njëherë e përgjithmonë, mos themelimi i institucioneve relevante të Republikës së Kosovës, pa Karaçevën, as Kosovë nuk do të ketë liri. Populli shqiptar e ka dhënë provimin historik e atë kombëtar me gjakun e bijëve e bijave të UÇK.
Heronjëve ju qoftë i lehtë dheu i Kosovës” ka thënë Lenjani./rajonipress/