Sfiduesi i parë “Agrohermes”: Të gjitha ndërtimet tona kanë projektin e emergjencës dhe të sigurisë

Gjilan – 11 pyetjeve të Rajonipress kompania e parë Agrohermes u është përgjigjur duke ofruar transparencën e kompanisë dhe të gjitha ambiciet, sfidat dhe problemet që ballafaqohet një kompani ndërtimi në Gjilan e Kosovë. Mos zbatimi i planit Zhvillimor komunal dhe mos hartimi i zonës komunale ka krijuar kaos dhe krim të madh urbanistik në Gjilan janë përgjigjur drejtuesit e kësaj kompanie.
Rajonipress do të vazhdojë të botojë rrëfime nga kompanitë e ndërtimit në Gjilan, kuptohet nga ato kompani e pronar që kanë guxim e vizion për tu ballafaquar me 11 pyetjet kritike që janë evidente në fushën e ndërtimit.
I pari që ka pranuar ta sfidoj vetën në këtë drejtim janë ata nga kompania “Agrohermes”, përgjigjet e tyre janë vërtet profesionale dhe për tu admiruar.
Rajonipress: Cili është investimi i kompanisë tuaj pas luftës në fushën e ndërtimit në Gjilan?
Agrohermes: Bëhet fjalë për investime disa milionëshe nga paslufta e këndej në lëminë e ndërtimit.
Rajonipress: Cilat janë problemet që keni hasur gjatë veprimtarisë tuaj në raport me institucionet qendrore dhe lokale?
Agrohermes: Problemet e natyrës administrative kanë qenë evidente gjatë gjithë kohës, ndërsa 3-4 vitet e fundit me moszbatimin e Planit Zhvillimor Komunal si dhe mos-hartimin e Hartës Zonale Komunale është krijuar kaos dhe krim i madh urbanistik në Gjilan.
Rajonipress: Cilat janë problemet evidente në raportin blerës – shitës?
Agrohermes: Problemet evidente në raportin blerës-shitës në 3-4 vjetëshin e fundit ndër të tjerash është një dokument administrativ nga niveli qendror i cili është pengesë për blerësit nga Lugina me dokumente të Serbisë të cilët për të blerë banesë në Kosovë duhet plotësuar një varg dokumentesh nga shteti serb e në këtë rast edhe hjekin dorë nga blerja në Kosovë.
Rajonipress: Cili është defekti më i madh që keni hasur tek blerësit tuaj dhe si bëhet pagesa e blerjes së banesave, kesh apo përmes Bankës?
Agrohermes: Kryesisht pagesat bëhen nëpërmjet transferit bankar, në raste kur blerësit nga mërgata nuk kanë llogari bankare të hapura në Kosovë mund të paguajnë edhe në kesh, pastaj ato dërgohen në bankë në emër të pazarit ditor, në këto raste shpesh-herë banka krijon probleme duke kërkuar prejardhjen e këtyre mjeteve.
Rajonipress: A i përmbaheni kritereve dhe marrëveshjeve kontraktuale gjatë realizimit final të shitjes së banesave?
Agrohermes: Gjithsesi i përmbahemi kontratave noteriale në përpikëri.
Rajonipress: Cila është porosia e juaj për bizneset si motra?
Agrohermes: Kishim dashtë që të gjithë të punojnë ndershmërisht sipas projekteve të vërtetuara në komunë dhe sipas specifikacioneve, sidomos nga aspekti statik.
Rajonipress: Çka do të veqonit tek pronarët tjerë, ku janë defektet?
Agrohermes: Do të duhet plotësuar numri i inspektorëve të ndërtimit dhe të bëhet kontrolli nga inspekcioni gjatë ndërtimit.
Rajonipress: A mendoni se shitja e banesave ka çmim të lartë në Gjilan apo është standard dhe nivel rajonal?
Agrohermes: Çmimi i shitjes ndiqet nga kërkesa-oferta dhe mendoj se janë reale në Gjilan.
Rajonipress: A kanë studime fizibiliteti banesat e juaja dhe a posedojnë shkallë emergjente?
Agrohermes: Të gjitha ndërtimet tona kanë projektin e emergjencës dhe të sigurisë, si parakusht për tu pajisur me leje ndërtimore.
Rajonipress: A keni ndonjë padi apo akuzë në Prokurori dhe Gjykatë nga blerësit?
Agrohermes: Nuk kemi as tash e as në të kaluarën nuk kemi pasur asnjë padi të asnjë natyre.
Rajonipress: A jeni të pajisur me leje ndërtimore, studim të fizibilitetit dhe pranime teknike?
Agrohermes: Të gjitha ndërtimet tona posedojnë leje ndërtimore dhe pas ndërtimit edhe regjistrohen si njësi të veçanta në kadastër duke u pajisur secili apartament me çertifikatë të pronës.