RCCOLA

Pse jam në mërgim

/ 9 minuta lexim
Fundamenti

Muharrem (Mexhid) Maliqi u lind në vitin 1944 në Busavatë të Dardanës. Muharremi katër klasë të fillores i kreu në vendlindje, ndërsa klasët e tjera i kreu me provime, klasën e pestë dhe të gjashtën në Koretin, dhe të shtatën në Tugjevc të Dardanës. Mirëpo, për klasën e tetë Muharremit iu desh të shkojë në Likovë të Kumanovës. Ky arsimdashës dhe atdhetar, që fëmijë u përball me vështirësi të jetës.

Mirëpo, vullneti i pathyeshëm i Muharremit për mësimnxënie, bëri që djaloshi flok bjond të kapë rrënjët e dijes. Biografia e Muharremit është biografi e fatit të Kosovës, biografi me vuajtje e dhimbje, biografi me beteja të pareshtura. Në një kohë të tij, Muharremi pa u hamendur regjistrohet në Shkollën për tregti në Gjilan, dhe me sukses kryen klasën e parë dhe të dytë, por, aty i ndalet hovi djaloshit energjik. Aty pushteti i pushtuesit serb, i tregoi dhëmbët.

Muharremi ishte shumë i zemëruar, dhe zemërimin e tij Muharremi do ta kthejë në veprim kundër atij pushtuesit. Në vitin 1970 Muharremi në pamundësi për t`u shkolluar dhe punësuar në Kosovë, merr udhën e panjohur të mërgimit.

Në mërgim Muharremi do të mbetet gjithë jetën, natyrisht, më shpirt dhe me zemër në Kosovë. Fëmijëria e Muharremit ishte shumë e vështirë. Në moshë të vogël Muharremit ia marrin babanë Mexhidin, ( me 6 janar 1945 ) një brigadë serbe, dhe dy djem të xhaxhallarëve, Durak Fetah Maliqin, dhe Hamdi Maliq Maliqin. Me atë rast oficerët serbë marrin edhe dy djem të tjerë të lagjes, Nazif ( Bejtë ) Maliqin, dhe Jashar ( Miftar ) Maliqin, dhe Që nga viti 1945 askush nuk di më gjë për fatin dhe as për varret e tyre. Jeta e jetimëve në atë kohë ishte e rëndë, thuaja se mizore.

Nëna ime Sherifja, tregon Muharremi nuk kishte shteg as zgjidhje pos e mbetur me 3 fëmijë: Faikun 11 vjeç, Bajramin 26 muajsh, dhe unë 9 muajsh, iu desh të na rrisë në ato kushte burgu. Dhuna serbe në atë kohë tregon nënë Sherifja ishte e egër. Në janar të vitit 1945 Sherifes ia pushkatojnë babain, Maliq Pacollin. Dramat mbi shpirtin e nënë Sherifes nuk kishin të ndalur. Përveç shtypjes e terrorit, skamja ishte një vrasës tjetër që kërcënonte gjithë popullatën. Të rritësh 3 fëmijë në kushte pa kushte, si në rrethana burgu, ishte një luftë me beteja të përditshme. Ne djemtë e nënës Sherife, shprehet Muharremi, i jemi mirënjohës nënës sonë për tërë atë flijim që bëri për ne. Mirëpo, tregon Muharremi, vuajtjet s´na u ndanë kurrë. Komuna e Dardanës ishte komunë e vogël dhe s´kishte punë për të gjithë. Në vitin 1963 unë dhe vëllai im Bajrami ia mësymë Vojvodinës për të siguruar lekët për gjërat e domosdoshme. Bashkë me Bajramin punuam punë stinore, punë fushe, dhe vazhduam deri në vitin 1967. Në vitin 1967 Muharremit i vjen thirrja për ushtri. Muharremi shërbimin ushtarak e kreu në Osjek dhe Vinkovci të Kroacisë.

Në Vinkovci Muharremi takon kushëririn e tij Ismail Maliqin, atëherë ai ishte oficer i lartë e më vonë nënkolonel, për të cilin dyshoj se serbët i bënë pusi, dhe e vranë në aksident trafiku bashkë me të birin Ilirin 5 vjeçar. Unë dhe bashkëshortja ime Mihrija kemi tre fëmijë, Burimin, Lulzimin, dhe Florentinën. Të gjithë janë të shkolluar dhe të arsimuar. Me sukseset e fëmijëve thotë Muharremi, unë dhe Mihrija, jemi të kënaqur. Pushtimin serb mbi Kosovën thotë Muharremi shqiptarët e kemi paguar shtrenjtë, me gjak dhe me burg. Mërgimi për askënd nuk është i mirë, por, kur s´ka shi thotë Muharremi, bën edhe breshër.

Që nga viti 1981 e këtej mërgata jonë ishte shumë aktive në artikulimin e vullnetit të popullit të Kosovës. Ajo përveç mbledhjes së fondeve, apo përgatitjes së protestave, ajo ishte pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë me brigadat vullnetare në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Njerëzit tanë në mërgim nuk kursyen as paratë as gjakun e tyre për lirinë e vendit. Jeta e Muharrem Maliqit është plotë aktivitete.

Muharrem Maliqi kreu shumë detyra dhe ishte i angazhuar në shumë poste; 16 vite delegat ne Kuvendin e LDK-se për Landin NRË 6 vite Kryetar i aktivit te LDK-se për Stukenbrock si dhe anëtar i kryesisë se nëndegës se LDK-se për NRË.

Gjithashtu delegat ne kuvendin e degës për Gjermani. 5 vite kryetar i nëndegës se LDD-se për Stukenbrock, Bielefeld dhe Bünde. Delegat ne kuvendin e LDD-se për Gjermani dhe se fundi arkëtar i degës se LDD-se për Gjermani. Muharrem Maliqi ishte edhe për 8 vite me radhe kryetar i këshillit lokal për 3% për Stukenbrock. Si dhe për 5 vite anëtar i këshillit rajonal për 3% ne landin e NRË.

Uji Dea

Poashtu ne Stukenbrock ekziston edhe fondi për përcjelljen e kufomave qe nga 11.06.2006. Ne këtë fond janë gjithsejtë 654 anëtar te rregullt dhe kryetar i këtij fondi është Muharrem Maliqi.

Detyrat që i kreu Muharrem Maliqi;

16 vite delegat ne Kuvendin e LDK-se për Landin NRË
6 vite Kryetar i aktivit te LDK-së per Stukenbrock si dhe anëtar i kryesisë së nëndegës së LDK-së për NRË. Gjithashtu delegat në kuvendin e degës për Gjermani.
5 vite kryetar i nëndegës së LDD-së për Stukenbrock, Bielefeld dhe Bünde.

Delegat në kuvendin e LDD-së për Gjermani dhe së fundi arkëtar i degës së LDD-së për Gjermani.

Muharrem Maliqi ishte edhe për 8 vite me radhë kryetar i këshillit lokal për 3% për Stukenbrock. Si dhe për 5 vite anëtar i këshillit rajonal për 3% në landin e NRË.
Poashtu në Stukenbrock ekziston edhe fondi për përcjelljen e kufomave që nga 11.06.2006. Në këtë fond janë gjithsejtë 654 anëtar të rregullt dhe kryetar i këtij fondi është Muharrem Maliqi.

Mërgata Shqiptare në Gjermani, organizoi demonstrata të fuqishme, dhe të pandërprera, në Bielefelld, Hanover, Bremen, Dortmund, Dyseldorf, Hamburg, Bruksel, Hagë, Paris, Gjenevë, Vjenë e Berlin.

Me aktivitete patriotike shprehet Muharremi jam marrë që nga viti 1990. Pas shpërthimit të trazirave të studentëve dhe të Grevës së Minatorëve të Trepçës. Këto dy pika të vlimit ndikuan shumë në radhët e mërgimtarëve, për t´u organizuar dhe përbashkuar. Ato vite tregon Muharremi ishin vite të sakrificës dhe përkushtimit. Kontributi im shprehet Muharremi kujtoj është në mbledhjen e ndihmave. Në këtë drejtim unë dhe shokët e mi të ekipit kemi bërë thuaja të pamundurën. Unë bashkë me Enver Bikliqin, Bali Fetajn, Ramush Qarrin dhe Fehmi Kangjelin, Fondit Humanitar të Ahenit dhe fondit të Republikës së Kosovës vetëm nga lokaliteti i Stukenbrockut, një qytezë shumë e vogël i kemi dhënë para Fondit të Qeverisë së Kosovës ,1 milion e 3 qind e 4 dhjetë e 5 mijë marka gjermane, ose me shifra ( 1.345.092 marka). Stukenbrocku, shpjegon Muharremi është qytezë afër Bilefelldit, por shquhej si vatër e fuqishme në mbështetjen e pavarësisë së Kosovës. Aktiviteti patriotik i mërgatës sonë në Gjermani mbetet i padiskutueshëm. Ajo në të gjitha periudhat e luftë qe kundër pushtuesit serb, mërgata qe në veprim dhe lëvizje. Njerëzit tanë tregon Muharremi kurrë s´kanë pushuar së punuari. Mërgata shqiptare në Gjermani e cila numerikisht është më e madhja në Europë, përveç miliona markave që i dha nëpër fonde të ndryshme të Lëvizjes për liri e pavarësi, ajo ndihmoi shumë familjet në Kosovë. Nga qyteza e Stokenbrockut 7 ishin vullnetarët që iu bashkuan Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nga Stokenbrocku ishte edhe futbollisti ynë i Klubit futbollistik “Kastrioti”, Zejnulla Zejna. Zejnulla Zejna, nga fshati Sojevë i Ferizajit, në qershor të vitit 1999 ra dëshmor për çlirimin e Kosovës. Zejna ishte atdhetar i madh dhe e donte shumë Kosovën, dhe lirinë e saj.

Nderimi për të rënët thotë Muharremi nuk shuhet kurrë. Prandaj, ishte në shpirtin dhe gjakun tonë që lirinë ta bëjmë të lirë. Unë, thotë Muharrem Maliqi nga Busavata e Dardanës, kujtoj se lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës i kemi dhënë aq sa kemi mundur, ndryshe serbi nuk do t´ia mbathte nga Kosova. Malli, përmallimi, vrasin brenda qetësinë e mërgimtarit. Mirëpo, koha vazhdimisht kthen vështrimin e vet tek gjithsecili, që bukës i thotë bukë, dhe ujit ujë. Nuk ka qenë e lehtë të këputemi nga Serbia dhe të pavarsohemi.

Gjenocidi serb në Kosovë nuk ka ndodhur për një orë apo për një ditë, por për një shekull. Në mes serbëve dhe shqiptarëve ka rënë shumë gjak. Kosova kudo është e mbushur me varre çlirimtarësh. Prapambetja e Kosovës ishte pasojë e pushtimit të gjatë serb. Shpërnguljet, dënimet për hiç gjë, mungesa e lirisë, dhe e punësimit, ishin në programin e zhbërjes së Kosovës. Në këtë drejtim populli ynë ishte heroi më i palëkundur, ai që s´diti të përkulet as përpara gjenocidit, as gjenocidistëve shtetëror serbë. Realiteti në Kosovë më thotë Muharremi më ka shtyrë, të jap çdo gjë prej vetes, që çështjen kombëtare ta shpjejmë aty ku duhet. Mbase, vetëm një Kosovë e lirë dhe e pavarur mund të bëhet e bukur dhe moderne. Shteti i porsa fituar i Kosovës thotë Muharremi e do kohën vet që të bëhet i mirëfilltë dhe me institucione moderne ashtu si e duam ne. Kosova i do disa vite kohë për të funksionuar si duhet. Jeta në atdhe thotë Muharremi është e bukur. Por, sa është e bukur jeta, aq është e bukur edhe vdekja. Andaj, pse jam në mërgim këtë gjë s´dua ta kuptoj, por, ky ishte fati im, dhe i qindra mijëra bashkëkombësve tanë. /rrustem geci – Dortmund/rajonipress/