Uji Dea

Dardanët e fshatit Busovatë të Kosovës, organizojnë tubim në Cyrih të Zvicrës, në kujtim të rrënjëve të tyre

/ 7 minuta lexim
KKVITI

Shoqata Atdhetare dhe bamirëse “Busovata” me bazë në Cyrih të Zvicrës, ka tubuar dje të gjithë mërgimtarët e fshatit Busovatë të Dardanës ( ish Kamenicë) që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në qytete të ndryshme të shtetit helvetik.

Poentë e këtij tubimi ishte njohja me njëri- tjetrin dhe mos harrimi i rrënjëve të origjinës, sidomos nga gjeneratat e reja të lindura larg Atdheut .

Takimi u përshkrua me emocione e lot, ngase shumë herët dallgët e jetës i kishin përplasur sikurse shumë shqiptarë të tjerë të Kosovës edhe dardanët e Busovatës, në vendet e Perëndimit, e deri në Amerikën e Australinë e largët.

Lidhjet me njëri- tjetrin i kishte shkëputur edhe harrimi i fshatit nga pushtet e hershme të ish- Jugosllavisë dhe Kosovës, së mbikëqyrur nga Beogradi.

Dardanët në mungesë kushtesh elementare dhe të transportit e kishin braktisur Busovatën dhe ishin vendosur në qendrat urbane si: Dardanë, Gjilan, Prishtinë e Fushë – Kosovë e Likovë të Kumanovës.

Rrugët e kurbetit në fund të viteve të 60- ta, i merr Sadri Maliqi, i cilin shkon në Berlin të Gjermaninë Federale.

Sadriu në mënyrë që të jetë më afër anamoravasëve të tij, më 1975, kalon në Nyon të Zvicrës. Ai në vitin 1979 papritmas sëmuret rëndë . Në nëntor të këtij viti operohet në spitalin e Nyonit.

Me shpresën se nuk do t’i përsëritej më sëmundja festën e Vitit të Ri, e kolon pranë fëmijëve të tij, në Busovatë të Dardanës.

Në ndërkohë nga Enti i Punës në Dardanë e merr, një letër dëshpëruese nga Zvicra ,në të cilën thuhet se i ka skaduar Kontrata e punës dhe ajo e Sigurimit Shëndetësor. Në atë periudhë në Zvicër, ishin në fuqi të ashtuquajturat leje sezonale të punës.

Sadriut sëmundja i rikthehet prapë dhe në pamundësi për ta përtërirë kontratën e punës mbetet në Kosovë.

Trajtimi me terapinë adekuate në spitalin e Gjilanit dhe Prishtinës, ishte i pamundshëm. Kështu që Sadriu, vdes më 11 tetor 1981, në moshën 51 vjeçe në Busovatë të Dardanës.
Me të përfunduar shkollën e Mesme Teknike- drejtimi i elektroteknikës në Gjilan, rrugën e hidhur të kurbetit do ta marrë edhe i biri Milazimi.

Ai edhe pse ishte njëri nga nxënësit më të mirë të Shkollës së Mesme Teknike “Dragi Popoviq” tani “Mehmet Isai” të Gjilanit, s’ mund të siguroj dot vend pune.


Milazimi që nga viti 1989 me gruan dhe katër vajzat e tyre jetojnë në Gjenevë të Zvicrës. Mirëpo, ai është nga të rrallët që i ka mbetur besnik Busovatës.

Edhe pse kishte mundësi materiale që të blejë apo të ndërtoj shtëpi në qytete të afërta si Dardanë, Gjilan e Prishtinë, ndërton një shtëpi modeste sipas shijeve të veta, në tokën e trashëguar nga babai i tij Sadriu.

Milazimi pasion e ka të shkruarit në vargje dhe prozë. Në shkrimet e tij goxha shpesh e hasim edhe një sarkazëm thumbuese, nëpërmjet së cilës godet dukuritë negative në shoqërinë tonë.

Brezit të mërgimtarëve të moçëm i takon edhe Rexhep Maliqi, një i dënuar politik nga regjimi komunist i Titos.

Hidromorava

Rexha, dënohet si ish- nxënës i shkollës së Mesme të Akademisë Ushtarake të Beogradit.
Ai i mbajtur çdo hap në përcjellje nga UDBA , jugosllave me të përfunduar dënimin në kazamatet jugosllave, vendoset së bashku me bashkëshorten Miradije Kurtishi Maliqi dhe tre fëmijët e tyre në Cyrih të Zvicrës.

Rexhepi dhe Miradija, një poete dhe aktiviste e devotshme që vdiq më 25 maj të këtij viti, pas një sëmundje të rëndë, punuan ditë e natë për çlirimin e Kosovës, nga çizmja serbe.


Qysh herët së bashku me bashkëshorten Sadije Ejupi Maliqi, nga Vendenisi i Besianës në Aarau të Zvicrës, migron edhe Hafiz Maliqi.

Hafizi dhe Sadija ,me tre djemtë e tyre Beratin, Kushtrimin dhe Kujtimin të lindur ndërkohë në Zvicër, kanë hyrë në dekadën e katërt të jetës në mërgim.

Busovata e Dardanës në të gjitha fazat u shqua me njerëz arsimdashës, trima e bujarë. Në Busovatë lindi edhe oficeri i karrierës Ismail Maliqi. Ai ishte nga të parët që planifikonte hapjen e një Akademie Ushtarake në gjuhën shqipe në Kosovë.

Atij më 26 qershor të vitit 1988, i organizohet një atentat i stilit të bandave kriminale të Serbisë . Ismajli goditet nga një kamion i peshave të rënda afër fshatit Zhabar të Mitrovicës dhe vdes në vend së bashku me djalin e tij 11 vjeç Ilir Maliqi.

Të gjithë dardanët e Busovatës ndihen krenarë me Ismailin dhe veprën e tij. Ai ishte me gradën ushtarake të majorit ende pa hyrë në të dyzetat.

Prandaj i duhej Kosovës. Mirëpo, rrugën e jetës atij dhe të birit, ende fëmijë ia ndërprenë grupet kriminale të Serbisë, të cilat jetën e kalojnë me vrasje në pritë dhe haraç. Vdekja e Ismailit dhe Ilirit mbetet edhe sot enigmë dhe e pandriçuar.

Krimi serbë tash 24 vjet e toçit Veriun e Mitrovicës dhe enklavat me kolonë serbë në Graçaniçë, Çagllavicë, Ranillukë, Partesh, Brezovicë e Kllokot, duke i nxitur të inskenojnë vepra turpi të ngjashme me ato të monstrumit Gjorgje Martinoviq, i cili më 1maj të vitit 1985, në Livoç të Poshtëm të Gjilanit, kreu ndaj vetvetes vepër shtazarake.


Dardanët e Busovatës duke i parë resurset e shumta natyrore të fshatit të tyre, kanë filluar edhe ndërtimin e disa kamp shtëpizave.

Po ashtu tokat e tyre me predispozita për zhvillimin e pemëtarisë dhe blegtorisë kanë filluar t’i shfrytëzojnë.

Banorët e këtij fshati deri vitin që shkoi ishin ballafaquar me një problem që as në ëndërr s’e kishin parë. Qeveritë e më parme në emër të reformave në Arsimin e Kosovës, ia kishin vënë drynin shkollës 9- vjeçare të Busovatës, e cila ishte hapur nga fshatarët e kësaj ane me gjak e mund.

Pas shumë protestash e peticionesh është kthyer në funksion kjo shkollë, si kusht themelor për vazhdimin e jetës në këtë fshat kodrinorë e malor të Krahinës iliro- dardane Galaber.

Takimi i mërgimtarëve të kësaj ane u vendos të jetë tradicional dhe të mbahet me pjesëmarrje sa më masive jo vetëm të atyre që jetojnë në Zvicër, por edhe të të tjerëve që jetojnë në Gjermani, Austri, Itali, e vende të tjera të Evropës Perëndimore.

Nga ky takim doli edhe mesazhi që të gjithë fëmijët me origjinë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova lindore, të përfshihen në Shkollat me Mësim Plotësues të Gjuhës Shqipe, gjithandej Zvicrës, në mënyrë që të mos e shëmtojmë dhe turpërojnë vetveten me mosnjohjen e gjuhës së bukur shqipe, të shkruar me gjakun e rilindësve tanë./arif ejupi/rajonipress/