Italia: Shqiptari hyn për të vjedhur një banesë, pronari e arreston në flagrancë
Një shqiptar që udhëtonte nga provinca e afërt e Reggio Emilia ku jeton, u arrestua nga karabinierët në Sassuolo, pasi pronari i shtëpisë që po tentonte të vidhte e kapi vetë në befasi dhe e “prangosi”, përcjell albinfo.ch.
Gjithçka ndodhi në fundjavë, kur policia mori një telefonatë në numrin 112 nga pronari i banesës.
Mediat italiane raportuan dje (24 shtator), se i ndaluari është një 37-vjeçar dhe për të vjedhur përdorte çelësa fals, ose u priste bravat me pajisje.
Por këtë herë i shkoi keq “gjuetia” në zonën e njohur si “lagja e qeramikës”, pasi pronari i shtëpisë ishte brenda dhe telefonoi policinë.
I dyshuari nuk bëri rezistencë ndaj pronarit dhe nuk u largua derisa erdhën karabinierët që e prangosën.
Ditën e djeshme, Gjykata e Modenës ligjëroi ndalimin për ta mbajtur në paraburgim shqiptarin dhe nënshtruar hetimeve të mëtejshme.