RCCOLA

Vdes kosovari në Itali në të njëjtin vend ku humbi jetën edhe vëllai i tij

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Vetura që po largohet nga lumi Lemen në Portogruaro, ka brenda tre viktima.

Aksidenti që ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit të premten në Venezia të Italisë, mori jetën e kosovarit 22 vjeçar, Altin Hoti, të fejuarës së tij, Giulia Di Tillio, dhe 26 vjeçarit nga Shqipëria, Egli Gjeci.

Kërkimet e zjarrfikësve në ujërat e lumit vazhduan disa orë pasi u raportua fillimisht se në makinë ishte një djalë i katërt, por që ky informacion nuk rezultoi i vërtetë.

Sipas hetimeve nga organet e rendit, makina e tipit BMW shkoi drejt rreth një kthese, duke thyer një portë përpara se të përfundonte në ujë dhe u fundos pasi kaloi një urë të vogël mbi lum.

Eco Higjiena

Dëshmitari

Nuk kemi informacione të detajuara, mirëpo natën ka ndodhur një fatkeqësi ku tre persona kanë vdekur, njëri ndër ta e ka pasur mbiemrin Hoti, atij i ka vdekur 6 muaj më herët vëllai në aksident, kjo është një tragjedi. Kanë punuar shumë, çdo punë e kanë provuar, por ja tash të dy kanë vdekur. Nuk e dimë pse ka ndodhur, por sigurisht për shkak të shpejtësisë

Në muajin maj afër të njëjtit lokacion, kishte vdekur Admir Hoti, vëllai i shoferit që vdiq në aksident.

Ai së bashku me babanë e tij, ishin përplasur direkt me një veturë tjetër kur kushtet e motit ishin tejet të vështira./T7