Presheva në turneun ndërkombëtar në Durrës

Sot fillon turneu ndërkombëtar “Vllaznimi Cup” në Durrës të Shqipërisë i cili do të zhvillohet në aneksin e stadiumit “Niko Dovana”.
Ky edicion i 9-të me radhë i turneut ndërkombëtar të futbollit për moshat e vogla organizohet nga shoqata “Vllaznimi” në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit, Federatën Shqiptare të Futbollit, KF “Teutën” dhe Komuna Rrashbullit.
Në këtë turne Presheva merr pjesë me grupmoshat U10 dhe U12. Përveç Preshevës, pjesëmarrës në turne do të jenë edhe ekipet nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Turqia, Norvegjia, Suedia, Zvicra dhe Greqia.
Klubet nga këto shtete do të marrin pjesë me grupmoshat nga 10 deri në 19 vjeç, ndërsa ai do të mbahet nën rregullat internacionale të UEFA-së.
Nga sot e deri më 30 qershor do të zhvillohet turneu për moshat 10 dhe 12 vjeçare, nga 30 qershori deri më 6 korrik për grupmoshat 15 deri në 17 vjeç, ndërsa nga 6 korriku deri më 11 korrik turneu do të vazhdojë me moshën 19 vjeçare.
Turneu ndërkombëtar i futbollit “Vllaznimi 2013” mbahet nën moton “Të ndryshëm, por të barabartë”./Titulli.com/