Hidromorava

Refuzimi për vizitën e ministrit Çeku në Preshevë, Mustafi: Një tjetër përpjekje për të izoluar shqiptarët

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi, ka reaguar në lidhje me refuzimin e ministrit Hajrulla Çeku në Preshevë.

Mustafi, pëmres një postimi në facebook u shprehë se kjo është një tjetër përpjekje për të izoluar shqiptarët.

“Refuzimi për vizitën e ministrit Hajrulla Çeku në Preshevë është një tjetër përpjekje për të izoluar shqiptarët dhe për të ndërprerë shkëmbimin kulturor mes Kosovës dhe Luginës së Preshevës.

Por askush nuk mund ta ndalë frymën e bashkëpunimit dhe të solidaritetit mes shqiptarëve kudo që ndodhen”, ka shkruar Mustafi.

ARKATANA

Ndërsa, ka shtuar se Presheva, Medvegja dhe Bujanoci do të kenë gjithmonë mbështetjen edhe të Kosovës.

“Izolimi dhe pengesat nuk mund ta zhbëjnë lidhjen tonë historike, kulturore dhe njerëzore.

Presheva, Medvegja dhe Bujanoci do të kenë gjithmonë mbështetjen edhe të Kosovës”, tha Mustafi./Indeksonline/