Osmani takon zyrtaren amerikane për të drejtat e njeriut, flet për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë
Presidentja Vjosa Osmani në New York ka takuar ndihmëssekretaren amerikane për Demokracinë, të Drejtat e Njeriut dhe Punën, Dafna H. Rand.
Ajo tha se me të pati një “takim produktiv “, ndërsa tha se e ka njoftuar edhe me punën e institucionet që ajo udhëheq në fushën e të drejtave të njeriut.
“Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit si dhe iniciativat e shumta, të cilat Presidenca e Republikës është duke i çuar përpara në funksion të forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”.
Osmani tha se në këtë takim ngriti edhe shqetësimin për spastrimin etnik përmes pasivizimit të adresave që po kryen Serbia ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
“Në takim, ndër të tjera, ngrita edhe shqetësimin për shkeljen flagrante të të drejtave themelore të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe spastrimin etnik nga Serbia nëpërmjet masave administrative”./Express/