Fundamenti

Kamberi takon deputetin gjerman, kërkon sensibilizim për Luginën

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka avokuar për pozitën diskriminuese të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, te deputeti i Budestagut, Adis Ahmetoviq.

“Me deputetin e Bundestagut, Adis Ahmetoviq, biseduam për domosdoshmërinë e sensibilizimit të Parlamentit të Gjermanisë dhe institucioneve tjera në Këshill të Evropës e Parlamentit Evropian me pozitën diskriminuese të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka shkruar ai në Facebook.

KKVITI

Kamberi ka thënë se Ahmetoviq ka premtuar angazhim të drejtpërdrejtë në këtë çështje.

“Standardet e dyfishta të trajtimit të pakicave nuk janë rrugë për paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor”, vazhdon postimi.