UBT

Fillon procesi i korrje – shirjeve në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, njofton se është bërë hapja zyrtare e fushatës së Korrje – Shirjeve në Kamenicë.

Në hapjen zyrtare të këtij procesi kanë marrë pjesë Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Shpend Morina me stafin e tij, anëtarët e komisionit për korrje – shirje si dhe disa fermerë.

Hapja fushatës së korrje-shirjeve është bërë në fshatin Rogaçicë tek fermeri i suksesshëm Florim B. Kryeziu, i cili për këtë vit ka të mbjellur rreth 14 ha. me grurë dhe poashtu ka të mbjella edhe misër, tërshërë.

Uji Dea

Në këtë proces do të marrin pjesë rreth 30 – 31 Autokombanja dhe sipas informatave të Drejtorisë këtë vit krahasuar me vitin e kaluar 2024, ka sipërfaqe më shumë të mbjella nga fermerët kamenicas.
Gjatë këtij viti pritet të korren këto sipërfaqe të drithërave si:
Gruri – 1,500 ha./rendimentet e pritura 3,500 – 4,000 kg/ha.
Elbi – 80 ha./rendimentet e pritura 2,500 -3,000 kg/ha.
Thekra – 30 ha./rendimentet e pritura 2,200 kg/ha.
Trotikall – 50 ha./rendimentet e pritura 4,500 kg/ha.

Procesi i korrje – shirjeve ka filluar mbarë dhe kushtet klimatike janë shumë të favorshme për korrje – shirjen e drithërave./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.