Një dedikim kushtuar vëllezërve Saçipi nga vajza Samirja me rastin e përvjetorit historik të Kosovës Lindore

Vëllezërit Saçipi:
Gjithkund ka shqiptarë anë dhe mbanë globit
seç po jehonë kënga e martirëve të kombit,
seç po jehonë kënga si vala e drinit
për Vëllezërit Saçipi nga fshati i Dobrosinit….
Bushi edhe pse t`i kur shkove e vogël isha, pa kujtime mbeta por në mendje të kisha,
edhe pse gjërat më të bukura nuk n’a lejuanë që t’i shijojmë sot pa ju babi e xhaxhi,
por me ju të shtrejtën Liri po e përjetojmë.
Më të bukurin emër ju e shënuat
me vetëm 5-shkronja UÇPMB në zemrat e të gjithëve u kujtuat.
“Dy u vranë, por mijëra të tjerë u ngritën’´
Sa shumë dhimbje që kemi, aq dhe jemi krenarë për ju, burrëria, mençuria dhe drejtësia ishin personaliteti juaj i fortë që n’a bënë ne të mburremi me ju…
Eh sikur të ktheja kohën mbrapa e të ju përqafoja dhe të ju tregoja sa shumë mallë dhe dhimbje kam për ju dhe mos të ju lejoja të ikni më nga ne, por një gjë jam e sigurtë se tërë jetën ke besuar tek ne, në vlerat tona dhe në të drejtën tonë.
Nga ky qëndrim kurrë nuk lëkundemi këtë t’a premtoj Bushi
Vajza jote krenare Samirja…