FIDANISHTJA

Apel për qytetarët e Komunës së Kamenicës: Mos ndizni zjarre në natyrë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Komuna e Kamenicës bën thirrje urgjente për kujdes të shtuar dhe ndalim të plotë të ndezjes së zjarreve në natyrë, pasi që në këto ditë të nxehta të verës, rreziku nga shpërthimi i zjarreve është gjithnjë në rritje.

Në mënyrë që të parandalojmë dëmet e mëdha materiale, rrezikimin e jetëve njerëzore dhe shkatërrimin e pasurisë natyrore apelojmë tek qytetarët që shtohet kujdes i veçantë në këto raste:

UBT
  • Mos digjni barishte, mbeturina apo degë të thata në toka bujqësore;
  • Mos ndizni zjarre për piknik ose aktivitete tjera në vende publike pa leje të autoriteteve;
  • Raportoni menjëherë çdo zjarr ose veprim të dyshimtë në numrat emergjentë si:
    Njësinë e Zjarrëfikësve në Kamenicë 193
    Qendrën Operative Emergjente 112
    Policinë e Kosovës 192
    Ndihmën e Shpejt 194

Zjarret jo vetëm që dëmtojnë ambientin dhe kafshët, por edhe rrezikojnë jetën dhe pronën e qytetarëve tanë. Veprimet e pakujdesshme mund të kenë pasoja të parikuperueshme për të gjithë komunitetin.

Kujtojmë se ndezja e zjarreve pa autorizim është e ndaluar me ligj dhe e dënueshme sipas legjislacionit në fuqi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.