FIDANISHTJA

Politika ngulfat, drejtësia kapitullon

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjykatat dhe prokuroritë nuk janë të pavarura dhe kompetente.

Fajtorët kryesorë për gjendjen e brishtë dhe anarkinë e tanishme në fushën e sundimit të ligjit, po cilësohen se janë pikërisht vetë sistemi i drejtësisë bashkë me faktorin politik, të cilët e kanë sjellë deri në këtë situatë këtë fushë kaq të rëndësishme për shtetin e së drejtës.

Kështu të paktën kanë vlerësuar analistët dhe njohësit e kësaj fushe, të cilët përpos të tjerash kanë rikujtuar se nëse do të vepronte dhe funksiononte ashtu siç duhej drejtësia, asnjëherë nuk do të vinte dhe nuk do të guxonte të kishte në këtë shtet afera të tilla, si: ‘Pronto’ e shumë e shumë afera të tjera, që nuk janë dëgjuar ndonjëherë, porse kjo nuk është ndonjë çudi pasi, kur drejtësia vepron keq dhe në bashkëdyzim e bashkëveprim me politikën, as nuk mund të pritet një shtet ligjor e i së drejtës.

Analisti Florim Zeqa në një prononcim për gazetën, “Kosova Sot”, ka thënë se nuk do fare dyshim se bashkëfajtorë për gjendjen anarkike në fushën e sundimit të ligjit janë faktorët politikë dhe sistemi i drejtësisë. Kjo, ngase sipas tij, po të kishte mundësi të lirë veprimi drejtësia vendore përgjatë këtyre tetë viteve të pavarësisë, me siguri, siç tha, nuk do të kishte afera korruptive të modelit, “Pronto” e as shumë afera dhe skandale të tjera akoma më të rënda të përmasave të krimit të organizuar, shkruan gazeta Kosova Sot.

Hidromorava

Shteti për dikë nënë, për dikë njerkë

Sipas Zeqës, ngulfatja e sistemit të drejtësisë nga politika dhe kapja e shtetit nga grupet kriminale, ka rezultuar me dështimin total të drejtësisë vendore dhe kolapsin e institucioneve shtetërore, ku drejtësia është bërë selektive, ndërsa shteti për dikë është bërë nënë e për dikë tjetër njerkë, ku pushtetarët dhe të “fortët” e politikës kalërojnë institucionet shtetërore dhe sistemin e drejtësisë, sikur të ishin prona të tyre private, duke i shfrytëzuar gjykatësit dhe prokurorët si skllevër të tyre. “Andaj, ky bashkëdyzim i keq i politikës me sistemin e drejtësisë, e ka bërë shtetin jofunksional, joligjor dhe antidemokratik, dhe për aq kohë sa të zgjasë kjo kapje e shtetit nga kusarët politik, vagabondët dhe servilët e pushtetit, shteti i së drejtës dhe barazia e qytetarëve para ligjit, mbetet vetëm iluzion (dëshira të parealizuara) dhe ëndrra të pambarim!”.

Andaj, Zeqa ka nënvizuar se pa shkapjen e shtetit nga politika, as që mund të priten reforma dhe përmirësim në fushën e sundimit të ligjit dhe rendit demokratik. “Një gjë e tillë është e mundur të arrihet vetëm përmes një ndryshimi substancial, të ardhjes në pushtet të një klase të re dhe të përgjegjshme politike, të pa infektuar nga virusi kancerogjen i korrupsionit dhe krimit të organizuar”, është shprehur Zeqa./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.