Mobi Casa

Limaj: Nuk ka kryeministër që ka bërë lëshime e kompromise më të mëdha e të dëmshme për vendin sesa Kurti

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, konsideron se kryeministri Kurti ka krijuar një opinion të rrejshëm kinse është këmbëngulës në qëndrimet e tij.

Por sipas tij, vendimet e Kurtit po e dëmtojnë Kosovën, dhe në fund ai po bën lëshime e kompromise, raporton Ekonomia Online.

UBT

“Fatkeqësisht këtu është krijuar një opinion i rrejshëm se z. Kurti gjoja është këmbëngulës në qëndrimet e tij. Në fakt nuk ka kryeministër që ka bërë lëshime e kompromise më të mëdha e të dëmshme për vendin”.

“Veçse dallimi është se vendi ka marrë goditje, dhe në të gjitha këto qëndrime të proklamuara ka hequr dorë”, shtoi Limaj.Kryetari i Nismës i bëri komentet për gazetarët, gjatë një ngjarjeje të përbashkët me partnerin e tij të koalicionit – kryetarin e AAK-së, Haradinaj, të organizuar nga qeveria studentore e Institutit të Teknologjisë Rochester (A.U.K.), me rastin e 25-vjetorit të bombardimeve të NATO-s.“Ai veç merr goditje kthehet mbrapa dhe Kosova është ndalë. Kosova tash e tri vite është ndalë, asgjë s’ka ecur as në planet e zhvillimit ekonomik, as nuk e prishur dhe ka humbur mundësinë e promovimit të saj në arenën ndërkombëtare dhe rrumbëllakësimin e shtetësisë sonë, dhe këto janë rezultate, fatkeqësisht”, tha kryetari i Nismës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.