UBT

Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare (LDK, PDK dhe AAK) për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative për sezonin pranveror.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, tha se LDK ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim, pasi që partia e tij nuk e sheh të arsyeshme që për një temë të tillë të realizohet takim.

GRANDEMALL

“Para pak ore u njoftuam nga kryetari përmes mjeteve të komunikimit që i është dërguar një letër nga kryeministri Kurti për një takim të përbashkët për t’u konsultuar për agjendën legjislative të sesionit pranveror. Takimi do të mbahet të hënën. Ftesa është e përgjithshme. Është e mundur që ftesa të bëhet me ndonjë pretekst dhe të kalohet edhe në tema të tjera, por nuk mund të paragjykojmë. Nuk e kam njoftimin që ka ndonjë konfirmim, për aq sa kam mundur ta vërej nuk ka ndonjë disponim për t’u realizuar ky takim. Sepse, bëhet fjalë për agjendën e Kuvendit. Nuk e shohim të natyrshme që kjo temë të bartet në zyrat apo në të drejtën e kryeministrit”, tha Quni, në Tëvë1.

Në letrën të cilën Kurti ia ka dërguar kreut të LDK-së të premten (10 maj), Lumir Abdixhiku, bëhet e ditur se takimi është paraparë të mbahet të hënën më 13 maj në orën 18:30 në një nga hotelet e kryeqytetit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.