Eko Higjiena

Platini: E dinim se ka rrezik në Beograd, turp!

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini e konsideron të turpshme krejt atë që ndodhi në Beograd, ku ndeshja mes Serbisë e Shqipërisë u ndërpre shkaku i trazirave.

Francezi ka thënë për televizionin TF1 se UEFA po i pret raportet e gjyqtarit dhe vëzhguesve, shkruan Zëri, e po ashtu të Serbisë e Shqipërisë, për ta marrë pastaj një vendim final rreth asaj ndeshje të ndërprerë.

Uji Dea

“Po e presim edhe raportin e një zyrtari të sigurisë, që ne e kemi dërguar si të veçantë, pasi e dinim se ndeshja është e rrezikut të madh”, ka deklaruar Platini, raportojnë mediat serbe.

Ai ka thënë se gjakrat duhet ftohen. “Kjo është trishtuese, por duhet të ketë kujdes, sepse mund të jetë rrezik, kur dihet se ka tension të madh politik”, ka nënvizuar ai.