ARKATANA

“Ai do të largohet në verë, por ka ende punë te Rapidi” – trajneri i Albion Rrahmanit flet për të ardhmen e lojtarit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Pas formës së mirë dhe golave me Rapid Bukureshtin, Albion Rrahmani pritet që në verë të bëjë hapin e madh, gjë që e di edhe trajneri i tij aktual, Cristiano Bergodi.

Sulmuesi 23-vjeçar ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar tri herë në 21 ndeshjet e edicionit aktual në të gjitha garat.

Cristiano Bergodi ka thënë se për Rrahmanin ka interesim të madh, duke e vlerësuar edhe vetë lojën e shqiptarit këtë vit.

“Rrahmani luajti mirë, është një sulmues i jashtëzakonshëm. Është normale që ai ka oferta. Nuk mendoj për atë që ai do të largohet, pasi janë edhe 9 ndeshje nga të cilat varet fati im si trajner dhe i tij si lojtar”.

Mobi Casa

“Natyrisht ai do të largohet në verë, është e mundur. Ai duhet të mendoj për një sezon të mirë që të mbetet në kujtesën e trajnerëve dhe klubeve”, ka thënë Bergodi.

Rapidi kërkon ta shes sulmuesin për 8 milionë euro, të cilin e bleu vitin e kaluar nga Ballkani për 600 mijë euro.

Mediat në Rumani kanë shkruar se klubet e interesuara janë Benficas dhe Aston Villa./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.