Mobi Casa

Pas sulmit ndaj tij, reagon lideri i tifozëve “Intelektualët”, Taulant Byqmeti

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Taulant Byqmeti, lideri i Intelektualëve, ka bërë reagimin e parë pas incidentit të ndodhur pas ndeshjes se Kupës në mes Dritës dhe Prishtinës.

Në reagimin e tij ndër të tjera thuhet: “Dje ne ora 17:08 pas përfundimit te ndeshje Drita – Prishtina , jam sulmuar fizikisht ne lokalit tim – Miami Lounge Bar , nga persona te kryesisë se klubit Drita : Valon Zymberi – drejtor sportiv Faton Ramadani – Kerla Fatos Ramadani – anëtar i kryesisë Ilaz Shkodra & Flakrim Aliu – familjar (nipat) e Flamur Bunjakut te lartepermendurit me kane sulmuar mua personalisht me mjete (karriga dhe thika )si dhe familjaret dhe klientelen te cilët kane qene te pranishëm ne lokal dhe poashtu kane shkaktuar deme fizike dhe materiale .

UBT

Te gjitha fotot/videot (dhe dëshmi te tjera kërcënuese ) te cilat po qarkullojnë ne media janë dorëzuar nga unë personalisht ne policinë e Kosovës ne komunën e Gjilanit dhe rasti është ne procesim nga organet kompetente. Madje kam fakte edhe te tjera : pas incidentit drejtori sportiv Valon Zymberi ka tentuar qe “rastin mos ta beje te madh” dhe te kamufllohet dhe mos te behet e madhe – përmes telefonatave te cilat ka tentuar ti beje pas shkaktimit te incidentit

Ne bashkëpunim me te lartpërmendurit është edhe polici i njësisë speciale – Fidan Kurtalani (edhe ky antar i kryesisë se klubit ) ku me ka fyer dhe sulmuar fizikisht ne zhveshtorer e klubit (pas ndeshjes ) dhe ka qene ne dijeni për sulmin qe do te behet ndaj meje dhe familjes sime . Mos profesionalizëm total nga anëtaret dhe servilet e klubit shfaqet duke na dëmtuar dhe shqetësuar edhe ne familjet tona. Intelektualet po ja u kujtojnë edhe nje here : Kalova shumë sfida ! Kalon edhe kjo Drita eshte Kultura, Historia dhe Krenaria e Qytetit, e përveç kësaj emri Drita është familje mbi familjet!”