RCCOLA

Përvoja profesionale dhe veprimtaria e mëhershme janë arma kryesore e Sokol Halitit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Në biografinë e Sokol Halitit të publikuar nga dega e LDK-së në Viti janë dhënë shënime të shumta për veprimtarinë, përvojën profesionale, nivelin akademik, dhe të gjitha funksionet dhe pozitat që ka kryer më herët Sokol Haliti, kandidat edhe për një mandat për kryetar të Vitisë.

Kush është Sokol Haliti, ku ka punuar e vepruar para se të bëhej kryetar komune

Eco Higjiena

Sokol Haliti u lind më 08.08.1969 në fshatin Beguncë të Komunës së Vitisë.
Jeton dhe banon në Viti – rruga “Isa Boletini”.
Është i martuar dhe ka katër fëmijë.
Përgatitja profesionale:
Inxhinier i diplomuar në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës;
Magjistër i marrëdhënieve ndërkombëtare (i diplomuar në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës);
Kreu akademinë̈ dy vjeçare të biznesit në Tiranë;
Kreu kurse 3-mujore për diplomaci dhe protokoll në Tetovë.
Përvoja profesionale:
Këshilltar komunal në përbërjen e parë të Kuvendit Komunal të Komunës së Vitisë pas luftës së vitit 1999;
Përgjegjës sektori dhe drejtor i Drejtorisë për Bujqësi në Komunën e Vitisë;
Drejtor i Departamentit të Prodhimtarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve në Ministrinë e Bujqësisë në Prishtinë;
Këshilltar i grupit parlamentar në Kuvendin e Kosovës;
Drejtor ekzekutiv në sferën e bujqësisë në një investim të jashtëm.
Përvoja specifike:
Koordinator i organizatës “Feed the Children” në vitin 2000;
Bashkëpunëtor i shumë OJQ-ve të huaja dhe vendore (anëtar i disa prej komiteteve të tyre), si: Intercooperation, projekti për konsolidimin e tokave, Merci Korps, Care International, Caritas Bresha-Cezevi, Difid etj;
Anëtar i komisionit për bujqësi në nivel të Kosovës në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës;
Një ndër udhëheqësit e komisionit për bujqësi pranë LDK-së në nivel vendi.
Nga aktivitetet e mëhershme:
Veprimtar i ditëve të para dhe njëri nga themeluesit e LDK-së;
Një ndër udhëheqësit kryesor të Unionit të Studentëve dhe një ndër organizatorët e rezistencës dhe demonstratave gjatë viteve 1988-1989, kurse më 31 maj 1989 edhe i burgosur;
Një ndër themeluesit dhe udhëheqësit kryesor të Këshillit për Pajtimin e Gjaqeve në nivel vendi dhe komune;
Pjesëmarrës aktiv i organizimit të referendumit për pavarësi si plebishit i popullit për liri e pavarësi në vitin 1991;
Anëtar i komisionit komunal për zgjedhjet e lira më 1992;
Ideator dhe organizator i mbajtjes së manifestimit të 2 Korrikut për 20 vite me radhë.
Udhëheqës nëndege për dhjetë vite në kohën e okupimit;
Udhëheqës i ndërtimit të shkollës në fshatin Beguncë në vitin 1996;
Udhëheqës i këshillit emergjentë për të larguarit nga Drenica më 1998 dhe strehues i tyre dhe në përkujdesje të plotë të dhjetëra familjeve nga Polaci, Qitaku, Prekazi, Llausha, Runiku, Melanica etj;
Udhëheqës i pritjes dhe sistemimit të refugjatëve nga Maqedonia gjatë luftës në Maqedoni, gjithsej 13623 refugjat.
Aktualisht është kryetar i Komunës së Vitisë.