Hidromorava

Haliti priti në takim zëvendës komandantin e KFOR-it Amerikan në Kampin Ushtarak “Bondsteel”, Nënkolonelin Matt Johnston

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në zyrën e tij zëvendës komandantin e KFOR-it, kolonel Matt Johnston, me bashkëpunëtorë.

Në këtë takim njoftues dhe informues, Haliti ka falënderuar kolonelin Johnston për bashkëpunimin e ndërsjellët që ka KFOR-i, dhe angazhimin e madh në garantimin e paqes dhe sigurisë për qytetarët e komunës së Vitisë.

Ai e ka njoftuar z. Johnston për zhvillimet e gjithmbarshme dhe projektet e komunës, të cilat janë planifikuar për t’u realizuar gjatë këtij viti, e që janë në interes të përgjithshëm për qytetarët e komunës së Vitisë.

Hidromorava

Poashtu, në këtë takim Haliti u shpreh mirënjohës dhe falënderues për ndihmën dhe kontributin e madh që kanë dhënë për Kosovën Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët janë aleatët historik të shqiptarëve.

Në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e mirë ndër vite në mes të komunës së Vitisë dhe KFOR-it bashkë me ekipet ndërlidhëse, kryetari i dhuroj nënkolonelit një dekoratë./rajonipress/