Hidromorava

​Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Ai ka bërë një sërë deklaratash pos traumatike

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për prezencën e katër grave heroina të Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Osmani ka thënë se në Këshill është thënë vetëm e vërteta para syve të gjithë botës.

Sipas saj të vërtetën nuk mundet ta sulmoj e mohoj askush, e as Serbia.

Eco Higjiena

“Ai ka bërë një sërë deklaratash pos traumatike. Ajo çfarë kemi bërë ne thjesht e kemi thënë të vërteten, vetëm të vërtetën para syve të botës dhe nuk mundet askush ta sulmoj as ta mohoj, e as Serbia. Të gjitha gjërat që kam thënë në seancë janë të gjitha të konfirmuara nga raportet ndërkombëtare dhe vendimet e gjykatave ndërkombëtare”, ka thënë Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muqollin dhe Shyhrete Tahirin, kanë marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Vuçiq tha se në mbledhjen e OKB-së janë sjellë njerëz që nuk janë pjesë e mbledhjes dhe se Osmani sipas tij i ka sjellur për ta fajësuar Serbinë. Ndërkaq, presidentja duke e quajtur përgjigjen e Vuçiqit propagandë tha se gratë e dhunuara në Kosovë janë avokate dhe kanë kapacitet për të qenë pjesëtare të kabinetit të saj./Telegrafi/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.