UBT

Përkushtim maksimal ndërinstitucional për parandalimin e dëmtimit të pyjeve në komunën e Vitisë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Ndërsa komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, theksoi se ka pasur një bashkëpunim të mirë ndër institucional dhe policia ka qenë gjithnjë e gatshme të përgjigjet kërkesave që dalin nga Agjencioni Pyjor i Kosovës, sa i përket dëmtuesve të pyjeve.

Është mbajtur sot një takim i përbashkët, i organizuar nga kryetari i komunës Sokol Haliti, me përfaqësues të policisë, Agjencisë Pyjore të Kosovës-Njësia në Viti, Njësisë së zjarrfikësve dhe drejtoritë komunale, me qëllim të koordinimit të aktiviteteve për parandalimin e dukurisë së dëmtimit të pyjeve në komunën e Vitisë.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, tha se do të jenë të përkushtuar që në të gjitha format të gjejnë mundësitë për ta ndaluar dëmtimin e pyjeve, sepse qeveria komunale është zotuar se edhe këtë vit do të bëjë çdo gjë, që ta ndërpresë edhe prerjen ilegale të pyjeve, por edhe ruajtjen e ambientit.

Ai përmendi se zona më e dëmtuar e pyjeve është në zonën e Letnicës, por edhe atë të Debelldeut.

Ndërsa komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, theksoi se ka pasur një bashkëpunim të mirë ndër institucional dhe policia ka qenë gjithnjë e gatshme të përgjigjet kërkesave që dalin nga Agjencioni Pyjor i Kosovës, sa i përket dëmtuesve të pyjeve.

Fundamenti

Edhe komandanti i policisë kufitare-zona e lindjes, Stojan Deniq, kërkoi që të thellohet bashkëpunimi nga ana e AGJP-së me policinë kufitare, dhe se do të bashkërendojnë veprimet për ti parandaluar dëmtimet e pyjeve.

Haliti, ka kërkuar që të ketë edhe takime më të shpeshta në mënyrë që të koordinohen sa më shumë punët dhe të ruhen pyjet, me qenë se gjendja e tyre nuk është e mirë.

Në këtë takim u bë e ditur se dëmtuesit më të mëdhenj janë banorët e zonës kufitare, respektivisht të zhvendosurit nga Maqedonia që banojnë në Letnicë, ngase në bazë të një raporti, numri i fletëparaqitjeve të atyre që janë evidentuar si dëmtues të pyjeve është rreth 780 në përgjithësi në komunën e Vitisë, ndërsa vetëm i dëmtuesve të banorëve të 10 shtëpive që jetojnë në Letnicë, numri i fletëparaqitjeve është rreth 760 dhe që konsiderohen si dëmtuesit më të mëdhenj të pyjeve në këtë zonë.

Haliti tha se do të kërkoj një takim me kryetarin e Gjykatës Themelore-Njësia në Viti, me qenë se në takimin e sotëm mungoi, në mënyrë që të bisedohet për procedim sa më të shpejt të lëndëve që kanë të bëjnë me prerësit ilegal të pyjeve.

Gjithashtu, u morë vendim që të gjitha instancat të angazhohen maksimalisht që të mobilizohen dhe të marrin masa adekuate, për të parandaluar edhe ndotjen e ambientit, por edhe dëmtimin e pyjeve./rajonipress/