UBT

Partitë diskriminojnë gratë

/ 6 minuta lexim
RCCOLA

Partitë politike po i diskriminojnë anëtaret e tyre femra duke preferuar kandidatë meshkuj për zgjedhjet lokale.Një trend të tillë partitë përcjellin pothuajse në çdo palë zgjedhje komunale.

Si pasojë në asnjë prej 38 komunave sa numëron Kosova nuk ka kryetare femër.

Për këtë të vetëdijshëm janë edhe përfaqësueset ferma në partitë politike të cilat thonë se kjo gjendje duhet të ndryshojë.

Po pavarësisht kësaj një numër shumë i vogël i tyre marrin guximin që të kandidojnë për lidere komunale.

Një prej tyre është edhe Besa Gaxherri e LDK’së. Ajo tha për Express se personalisht nuk ka ambicie të bëhet kryetare e Pejës, komunë nga e cila vjen.

Mirëpo pohon se e ndien vetën mjaft të zojën dhe të sigurt të marrë edhe një përgjegjësi të tillë nëse partia ia cakton.

Pavarësisht kësaj ajo pajtohet me përzgjedhjen e partisë së saj e cila së fundi publikoi 16 kandidatët e parë për kryetra komunash, e ku nuk figuron as edhe një emër i vetëm femre.

“Shiko çdo subjekt politik i ka rregullat dhe kriteret e veta për përzgjedhjen e kandidatit në këtë rast. Nuk dua të ndërhyjë në këtë pikë sepse aty vërtetë janë zbatuar kriteret që i ka vënë LDK por sa i përket mungesës së kandidimit të femrave unë insistojë dhe mendojë që duhet të ketë më shumë ferma kandidate për kryetare komunash”, tha Gaxherri.

“Unë për veten time e ndiejë vetën të sigurt dhe të gatshme të sfidohem me çfarëdo detyre që më jep partia politike”, shtoi ajo.

Se do të ketë edhe femra kandidate për lidere komunale nga LDK është e bindur Deputetja e kësaj partie, Teuta Sahatçia, e cila njëherit është edhe kryetare e Bordit të Grave Deputete.

Ajo tha për Express se emrat e ri pritet të bëhen publike në raundin e dytë të përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 3 nëntor të këtij viti.

Derisa nuk u pajtua se partitë nuk po japin emra të femrave si kandidate. Por, Sahatçia pohon se numri i tyre është i vogël.

“Duhet ta dini që LDK ka pas gra kandidate për kryetare të komunave në vitin 2007, ka qenë Liria në Gjilan, unë kam qenë për Gjakovë edhe në Vushtrri kemi pas. Ne edhe të gjitha partitë. Por numri i tyre fatkeqësisht është shumë i vogël”, tha ajo për Express

Sipas saj gratë e angazhuara nëpër degët e partive duhet të punojmë më tepër me strukturat e tyre për të arritur të zgjidhen si kandidate.

Uji Dea

“Është shumë e natyrshme që numri i grave nuk mund të jetë i konsiderueshëm meqë ne nuk kemi gra që udhëheqin degën e ndonjë partie. Prandaj ne si LDK jemi duke punuar vazhdimisht që ta fuqizojmë atë në parti politike, në mënyrë që t’i përgatisim ato që të marrin përgjegjësi të mëdha, siç është udhëheqja e komunave”, tha ajo.

Hiq më mirë se LDK nuk qëndron as PDK’ja e Hashim Thaçit. Kjo e fundit asnjëherë nuk ka dhënë ndonjë emër femre si kandidate për kryetare të ndonjë komune.

Përderisa Deputetja e kësaj partie, Ganimete Mulsiu pret që kjo të ndryshojë.

“Personalisht ndihem e rezervuar që të flas në këtë drejtim edhe pse mendoj se këtë vit nuk do të jetë lista pa asnjë femër kandidate. Deri më tani kemi dy kryetare të degëve femra. Kështu që duke i marrë për bazë të gjitha këto, unë pres që partia do të ketë edhe një kandidate femër këtë vit”, tha Musliu për Express.

Partia e vetme që deri tani ka kandiduar një femër për kryetare të Komunës është AAK me Donika Kada- Bujupin për komunën e Istogut.

Derisa AKR pritet ta kandidojë Mimoza- Kusari Lila për kryetare të Gjakovës.

Besa Gaxherri ndërkaq e ka edhe një shpjegim sa i përket numrit të vogël të femrave kandidate për garat zgjedhore lokale.

Sipas saj femrat në Kosovë kanë ende mungesë të përgatitjes profesionale për të marrë përsipër përgjegjësinë e të parës së komunës.

“Shiko, unë nuk du me mendu dikush apo edhe vetë femrat se veç pse janë femra duhet të kandidohet, kemi kësi raste që fatkeqësisht nuk janë edhe aq të përgatitura dhe këtë duhet ta pranojmë”, tha ajo.

“Nuk duhet me çdo kusht të shkojmë ta plotësojmë kriterin me përqindje të fermave ose të kundërtën ta kandidojmë mashkull se kemi paragjykime për një femër por realisht kandidati duhet të jetë i përgatitur për të fituar zgjedhjet dhe nuk ka rëndësi gjinia. Nuk duhet ta shtyjmë diku hajt se është femër sepse përgjegjësia e një kryetari të Komunës është shumë e lartë”, shtoi Gaxherri.

Ndryshe as Gaxherri, as Sahatçia e as Musliu nuk e kanë ndërmend të garojnë në zgjedhjet komunale të sivjetshme.

Femrat nuk i frikësohen pushtetit. Unë në këtë afat nuk do të jem kandidate për kryetare të Gjakovës, por asnjëherë nuk e përjashtoj mundësinë që në afatet e tjera ta marr atë përgjegjësi”, Teuta Sahatçia.
Ganimete Musliu madje thotë se të jesh në krye të një komune është më vështirë se në krye të çfarëdo ministrie.

Unë asnjëherë nuk kam pas ambicie të qeveris me komunë, kështu që nuk mund të them asgjë. Nuk i frikësohem menaxhimit ose udhëheqjes, megjithëse është shumë e vështirë të jesh në krye të një komune sesa në krye të cilësdo ministri”, Ganimete Musliu.