Mobi Casa

Nuk njihen më as djalli, as engjëlli

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prozë poetike nga Ramadan Mehmeti – Rrugëve të lëbyrta të udhëtimit pa fund kam humbur shumë nga vetja. Nuk po di më kush ka filluar vajin e kush po ia thotë këngës. Zagushia më bën të dridhem ethesh të ftohta. Syve të mendjes më endet pamja amorfe, e një hije e saj më rri kundrejt, duke më sfiduar marrëzisht.

Nuk po e njoh më as djallin as engjëllin, më bëhet se as veten, tek mundohem t’i pikturoj mëkatet e pabëra e më teket të zhytem në mëkate deri në fyt. Vetja ime e frustruar sikur është bindur se mëkati mundëson një formë të përkryer jetese. Bindem se nuk është ashtu, kur shoh se si djalli rri këmbëkryq kundruall, e ngërdheshet dreqnisht meje, duke më shikuar nga majë e gishtërinjve e në majë të kresë sime, ku koha paska derdhur borë e ku bufi gjëmon deri në orët e vona të natës.

Uji Dea

Me buzë të shkrumbuara e me shumë të pathëna shoqëruar, bluaj në kokën time dhe e shoh se sa pak i munguaka njeriu për të mos gjallëruar. Mbetur as I gjallë e as i vdekur, rreshkem ëndrrave të diellit …/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.