ARKATANA

Eh lum baba për ju

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nga Nijazi Kastrati – Tregim satirik

Eco Higjiena


Mos të zëntë sherri i gruas!
Kohë më parë njeri kishte martuar 6 djem që kishte. Si zakonisht, djemt disa në mërgim e disa këtu, por të gjithë në punë tërë ditën.
Plaku kishte qenë mjaft koprrac dhe nuk donte të shihte rejat duke pi kafe, andaj tërë ditën sillej në sallon.
Rejat nuk dinin si ta largonin nga shtëpia sa për të gjetur kohë të pinin një kafe.
Njëra, ndër më të zhdërvjellëtat po u thotë kunatave:- Bëni gati xhezven dhe filxhanët se unë tash e përcjell plakun nga shtëpia!

  • Po si moj, ende nuk është koha e namazit të drekës për të shku n’xhami?
    -Mos keni merak ju, unë e përcjell para kohe dhe hyri në dhomën ngjit me dhomën e ditës dhe ia filloi me thirrë ezanin: Allahu ekber, Allahu ekber…
    Kur e dëgjoi plaku, bërtiti duke kërku që t’ia sillnin legenin për abdes sa më shpejt se po e humbë namazin.
    Rejat jo që ia sollën shpejt legenin, por edhe i hidhnin ujë në dorë të merr më shpejt. Kur e kreu i uroj rejat për shërbimin e mirë duke u thënë: -Eh, lum baba për ju!
    -Ec o babë, ec se mos po vonohesh?
    -Po moj bijë, ika! -Zoti ua pranoftë baba- tha tjetra!
    Plaku iku n’xhami e rejat pinin kafe dhe bënin humor.
    Nga ajo ditë kunatës ia lanë emrin “hoxhonicë”, dhe çdoherë kur plaku u sillej rrotull dhe i pengonte, i thonin “hoxhonices” të thërret ezanin!
    Duke pi kafe e duke u tallë mes vete, njëra kunatë filloi të këndonte:
    Ty të lumtë kunata jonë
    Para kohe thërret ezan
    E ngut plakun për xhami
    Ne rahat kafe me pi!
    Qeshën e qeshën sa mundën me kunatën që mashtroi plakun e gjorë!
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.