ARKATANA

Në Gjilan mbahet festivali ndërkombëtar “N’Karadak krisin tupanat”

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në Gjilan është mbajtur Festivali ndërkombëtar “N’Karadak krisin tupanat”.

Paraprakisht, nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku së bashku me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqiri, kanë pritur në zyre grupet folklorike pjesëmarrëse, të cilave u janë ndarë mirënjohje.

Grupet folklorike fillimisht kanë defiluar në sheshin e qytetit, për të vazhduar më pas performimin në Festivalin “N’Karadak krisin tupanat”.

ARKATANA

Përndryshe, në këtë Festival kanë marrë pjesë këto grupe: Maqedonia e Veriut – AKV “Ibe Palikuqi, Republika Çeke- Folklore ensemble Zerotin, Panama – “Alegria y Tradiciones Panamenas de Bique Arraijan”, Qipro Veriore-Iskele Municipality folk dance group, Maqedonia e Veriut – Ensemble “Koco Racin” dhe Meksikë-Kimbamba folk dance group.

Ky festival po organizohet nga SKKOFF “Kosova” ( Seksioni Kombëtar i Kosovës për Organizimin e Festivaleve Folklorike dhe Artit Tradicional” në partneritet të ngushtë me organizatën CIOFF (Këshilli Ndërkombëtar i Organizatave të Festivaleve Folklorike dhe Arteve Popullore) që është një organizatë ndërkombëtare joqeveritare në partneritet zyrtar me UNESCO. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.