United Hospital

Një vepër e bukur poetike që sjellë ngrohtësi atdhetare dhe artistike

/ 6 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në sallën e leximit të Bibliotekës për fëmijë “Fan.S.Noli”, në Gjilan, sot, para shumë familjarëve, miqve, artdashësve dhe krijuesve të ndryshëm, është bërë promovimi i veprës “Rrugë e Maratonit” nga Fetah Maliqi, autori nga Busavata.

Fillimisht, Diana Toska, moderatore e këtij manifestimi tha se, sot po përurohet vepra më e re e Fetah Maliqit, krijues nga diaspora, e cila vepër poetike do të jetë një rrugëtim për prurje të reja të autorit në fjalë.

Ramadan Mehmeti, editor i veprës tha se, Fetah Maliqi, me këtë libër të pestë me poezi e vazhdon rrugën e trasuar si në vëllimet e mëhershme poetike, por me një përkushtim më të madh dhe më të theksuar. “Vargjet e veprës “Rrugë e Marathonit” të Fetah Maliqit, flasin për një mishërim të thellë, për një shkrirje të veçantë të krijuesit me hallet, problemet, fatin, historinë dhe përpjekjet që i bën mbarë populli për t’u çliruar nga ankthet, nga dhuna dhe nga të gjitha të këqinjat e tij.

Andaj, popullin dhe historia e tij, e kanë frymëzuar poetin të harrojë vargje me tema e motive të ndryshme, përmes të cilave, kuptohet, shpërfaq botën shpirtërore dhe subjektive të tij. Këto janë mesazhe që i drejtohen njeriut, historisë, ngjarjeve dhe personaliteteve të shquara të historisë, kulturës dhe letërsisë shqiptare. Pra, bota e poetit është mjaft e bujshme imagjinative, ku vërehen njohuri të gjera dhe talenti krijues i tij. Poetit, Fetah i uroj suksese dhe prurje të reja në fushën e letërsisë”.

Sabit Rrustemi, poet gjilanas, tha se, shfrytëzoj rastin ta përgëzoj autorin dhe editorin e kësaj vepre poetike, e cila, si e tillë, ia vlen jo vetëm të lexohet, por edhe të vlerësohet. “Fetah Maliqi, hyn në radhën e atyre krijuesve që, letërsisë i qasen vonë dhe, duke i dhënë vepra të shpeshta, përpiqen për ta kompensuar kohën që iu ka iku pa e shkrirë mendjen në letrën e bardhë.

Pra, çuditërisht, kjo nguti në të shkruar dhe në publikimin e krijimtarisë, te Fetah Maliqi, nuk rritet vetëm në sasi, por edhe në cilësi. Ai shtoi edhe këtë se, “puna e tij e ngulmtë në shkrimin e poezisë e ka bërë të veten, mbase dhe stafi apo njerëzit që kanë pasur nëpër duar krijimet e tij, kanë ndikuar që ky poet, brenda një kohe të shkurtër, t’iu qaset e t’i vargëzojë njëra pas tjetrës, edhe poemat, të cilat i gjejmë dhe i kemi në librin më të rij të tij, “Rrugë e Maratonit”.

Prandaj, kjo vepër nis me emrin e të madhit Skënderbe, heroit tonë kombëtar dhe, përmbyllet me poemën për njërin nga intelektualët dhe veprimtarët tanë të rrallë, Xhavit Ahmetin, të cilin për dallim nga Gjergj Kastrioti –Skënderbeu, që e ka njohur nga historia, këtë të fundit e ka njohur, preku dhe takuar edhe për së gjalli, meqë edhe fizikisht nuk e ka pasur larg.

FIDANISHTJA

Po ashtu, “brenda këtyre dy figurave të shquara, të cilat, dihet, kanë jetuar e vepruar në një distancë kohore prej pesëqind e sa vitesh, S. Rrustemi tha se, në këtë poetizim, “shtjellohen poetikisht dhe përmes gjuhës poetike edhe heronjtë e shquar të kësaj pjese shqiptare, si: Adem Jashari, Idriz Seferi, Isa Boletini, Mulla Idriz Gjilani, Ibrahim Rugova, Agim Ramadani, Ramiz Cërnica, Hysern Tërpeza, Zija Shemsiu, Ismajl Maliqi e Sali Çeku”.

Ndërsa, Nexhat Rexha, studiues e kritik i letërsisë, në punimin e tij “Rrugëtimi përtej kohëve”, ai shtoi se, të tilla vepra, që përurohen në këto vend, edhe na bashkojnë. S’ka se si mos ta ketë këtë
mision vepra, e cila e përcjellë mesazhin e autorit. Edhe kësaj here, Fetah Maliqi na doli me një vepër të bukur poetike, e cila po na bashkon dhe po na relakson në këtë fushë të dijes. “Pra rrugëtimi i pandërprerë i jetës së njeriut krijon hapësirë për të zhvilluar rrugëtimet maratonike në artikulimin e ruajtjes dhe karakterit njerëzor.

Nexhat Rexha shtoi edhe këtë se, “libri i Fetah Maliqit, kur lexohet, të jep mundësinë e njohjes-rinjohjes për këto personalitete të dalluara kombëtare. Ata vijnë me të bëmat e tyre, të cilat bartin uniformën e kohës me të gjitha paragjykimet rastare, e të dhembshme që kanë krijuar rrethanat e kohës. Pra, me këto paraqitje artistike, Fetahu ka shkrirë luftën e pambarim të kombit tonë, ata kanë lidhur kohën me luftën, qëndresën e tyre dhe kështu kanë frymëzuar gjeneratat që kanë pasuar pas tyre.

Pyes: po kush nga ne nuk ka bashkëjetuar me veprën e Skënderbeut? Po të gjitha përkushtimet që u shkruan për heroin legjendar, Skënderbeun, frymëzimet e para i morën nga Marin Barleti e këndej, vepra e të cilit mbuloi Evropën me namin e tij, kurse emri dhe luftërat e tij rrezatuan idealin për liri.Andaj, si shtoi ai, “libri ka arritshmërinë artistike dhe historike në të gjitha poezitë e këtij vëllimi, sepse në tërësinë e saj poezia të afron frymën unifikuese.

Autori, Fetah Maliqi, në veprën e tij “Rruga e Maratonit” “ka ndriçuar edhe personalitete të çmueshme të kësaj treve, siç është personaliteti i kohës Ismail Maliqi, vdekja e t ij ishte fatkeqësi misterioze në komunikacion apo vdekja e Zija Shemsiut në burgun e Beogradit e ndonjë tjetër. Në fund të shtoj se, kjo vepër ka nivel të lakmueshëm artistik, sepse nëpër të gjitha përkushtimet lexuesi ndjen ngrohtësinë atdhetare dhe artistike”.

Në fund autori i veprës, Fetah Maliqi, shto se e kam vështirë pas këtyre fjalëve të flas. Ju sot më keni nderuar shumë. Ju faleminderit të gjithëve!/tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.