Një jetë kushtuar futbollit

/ 5 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Të merresh me sport vështirë është për ta braktisur gjatë tërë jetës, për ish futbollistin e C.Zvezdës dhe Dritës, Nexhmedin Bunjakun kjo thënie është më së e vërtetë ai tani e 42 vite asnjëherë nuk ju nda fushave të blerta të futbollit.

Nexhmedin Bunjaku plot para 42 vitesh kishte filluar karrierën futbollistike si 14 vjeçar në klubin C.Zvezda të Gjilanit duke kaluar të gjitha kategoritë futbollistike duke filluar nga pionierët, juniorët e seniorët.

Nexhi siç e thërrasin të gjithë ishte një futbollistë korpulent pa i respektuar kundërshtarët e sulmit pasi që pozita e tij ishte në rolin e mbrojtësit.

Nexhi si 18-të vjeçar arriti të jetë në klubin e C.Zvezda që nga viti 1978-1982, duke lënë gjurmë të një talenti dhe një perspektivë e madhe e futbollit gjilanas.

“Ishin vite të arta të futbollit në Gjilan plejada e futbollistëve shqiptar kishte filluar me të madhe të merrte hov në futbollin gjilanas, gjithçka funksiononte siç është më së miri ndërsa futbollistët shqiptarë po shkëlqenin në stadiumet futbollistike”, kujton Nexhmedin Bunjaku.

Ish mbrojtësi i C.Zvezdës së Gjilanit në vitin 1983 gjerë në vitin 1989 djersit fanelën e Dritës me shumë sukses duke kontribuar në rezultatet e saja.

“Vendosa të kaloj në Dritë për 6-të stinore derdha djersë për ngjyrat ”kaltër e bardhë” ishte një dëshirë e familjes që të kontribuoj për Dritën dhe për këtë jam shumë i lumtur e krenar që vitet e mija më të mira i’a kam kushtuar KF Dritës”, shprehet Bunjaku.

Mobi Casa

I dashuruar pasë futbollit Nexhi kishte përjetuar rënd vitin 1988-1989, kur forcat policore serbe i kishin larguar me dhunë nga stadiumi i qytetit. ”Ato janë momente trishtuese ato skena mizore të largosh sportistin nga fusha ku është rritur dhe ka derdhur djersë me vite të tëra, atë ka mundur ta bënë vetëm pushteti serb një gjë e tillë askund në rruzullin tokësor nuk ka ndodhur”.

Nexhmedin Bunjaku mbrojtësi korpulent dhe i pa kalueshëm për kundërshtarët gjatë vitit 1988-89 për një vit ishte trajner i Dritës me bashkëlojtarin e tij Haki Azemin.
“Gjithçka filloi të rrënohet që kishim ndërtuar me vite të tëra por për të mos mbetur futbollistët jashtë angazhimit futbollistik arritëm me mjaftë vështirësi të mbijetojmë, ndërsa pas kësaj situate të vështirë gjithçka që ishte shqiptare pushteti serb rrënoi, na përzuri e na mbylli stadiumin dhe na shkurtoi karrierën dhe ëndrrën futbollistike”, bënë të ditur për ‘rajonipress’ Nexhmedin Bunjaku.

Nexhmedin Bunjaku pas uzurpimit të stadiumit në vitin 1990, kryen zejen e gjyqtarit të futbollit për të mos ju ndarë gjerë në vitin 1998.

Nexhmedin Bunjaku gjatë kësaj periudhe të errtë të futbollit Kosovar, por krenar kishte ndarë drejtësinë në ndeshjet më të zjarrta dhe me peshë të rënd, gjatë këtyre vite ai ishte arrestuar 9 herë nga policia serbe duke e torturuar në mënyra të ndryshme saqë ia kishin bërë me dije së do t`i eliminohet edhe familja e ngushtë e tij, por ai qëndroi duke mos ju tremb syri në asnjë moment.
“Ishin kohë të vështira, por jam shumë i lumtur që kam kontribuar për të mirën e futbollit të shtetit tim, më kanë rrahur, më kanë kërcënuar, por asnjë herë nuk u ndala për t`i lënë futbollin në mëshirën e fatit më kujtohet në Gllogovc tani (Drenas) në ndeshjen Feronikeli – Prishtina hyn policia dhe ma ndërprenë ndeshjen më quan në stacionin policor dhe më rrahën nga plagët e marra tri javë nuk kam mundur të lëviz dhe pasë tri javësh prapë kam ndarë drejtësinë nëpër ara, livadhe, të fshatrave të Kosovës”.

Bunjaku në vitin 1999 largohet nga Kosova duke u transferuar në Holand edhe këtu nuk ndal aktivitetin e tij ai për 7-të vite nga 2002-2009 punon si trajner i Juniorëve në klubin e futbollit EC,T ZAND TILBURG duke arritur rezultate kulminante duke kryer me mjaft sukses të gjitha kurset e trajnerit e njëra ndër to është për SKAUTER apo( zbulues i talentëve të rijë ).

Ish futbollisti dhe mbrojtësi Bunjaku nuk është i kënaqur me të arriturat si në kreun e FFK njashtu edhe në klubet kosovare. “Cilësia e futbollit nuk është në nivel duke filluar nga shkollat e futbollit e gjerë te kryesit e klubeve, strukturat sportive duhet të udhëhiqen nga sportistët e jo nga donatorët që japin nga 10 euro në muaj apo në vit duhet që brenda klubit të ketë njerëz së pari të njohin rregullat e FIFA-s e UEFA-s të njohin ligjin e sportit ndërsa çka është më primarja në klubet e futbollit duhet të investohet me të madhe në shkollat e futbollit në qoftëse duan rezultate afatgjatë”.

Bunjaku ka në planë që dy skuadrave të qytetit të Gjilanit Dritës dhe Gjilanit për një kohë të shkurtë t`ju ndihmojë me veshmbathje sportive./sylejman ismajli/rajonipress/