Fundamenti

Tifozët e Interit zgjedhin golin e Kristjan Asllanit më të mirin gjatë muajit mars

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kristian Asllani shënoi golin e parë me fanellën e Interit ndaj Genoas në fillimin e muajit mars. Mesfushori kuqezi arriti që të shënojë golin e parë të ndeshjes duke i hapur suksesit 2-1.

Një gol që Asllani do ta mbajë mend gjatë, pasi jo vetëm ishte i pari me fanellën zikaltër, por në anët tjetër është përzgjedhur dhe si goli më i bukur i marsit nga tifozët e Interit.

Klubi ka publikuar rezultatet e votimeve për golin më të bukur të marsit dhe realizimi i 22-vjeçarit nga Elbasani është renditur në vendin e parë. Në garë me mesfushorin e Kombëtares së Shqipërisë ishte dhe Dimarco me golin ndaj Atletico Madrid dhe Bisseck me golin ndaj Bolognas.

Fundamenti

Një motiv më shumë për Asllanin, që në vijim të provojë akoma dhe më tepër me goditjet drejt portës. Mesfushori këtë edicion ka luajtur në 26 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Interin, por vetëm 6 prej tyre i ka nisur si titullar.

Asllani kërkon sa më shumë minuta deri në fundin e sezonit, në mënyrë që të jetë gati për Kampionatin Europian që do të luhet këtë verë në Gjermani, e Shqipëria do të përballet me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.