UBT

Në Kamenicë mbahet tryeza rreth ndërgjegjësimit të qytetarëve të komunitetit Rom për të marrë pjesë në jetën institucionale

/ 3 minuta lexim

Kamenicë – Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ”Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur tryezën e parë lidhur me ndërgjegjësimin e qytetareve të komunitetit Rom për te marrë pjesë në jetën institucionale.

Qëllimi i organizimit të tryezës është diskutimi i problemeve dhe sfidave që ballafaqohen qytetarët e komunitetit Rom si dhe shqyrtimi i mundësive për të përmirësuar gjendjen.

Në fillim të tryezës Projekt Menaxheri Sherafedin Vranja njoftoi të pranishmit për qëllimin dhe aktivitetet që do të realizohen gjatë implementimit të projektit ” Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve në Komunën e Kamenicës”.

Ndërsa Kryesuesi i Kuvendit Komunal Liridon Kastrati,ka thënë se ne si qeverisje komunale kemi organizuar dëgjime publike në lokalitete ku jetojnë komunitet joshumicë, ku propozimet dhe kërkesat e dala nga këto takime janë inkorporuar në projekt buxhetin komunal për vitin 2023, si shembull e kemi lokalitetet e banuara me komunitetin Rom në fshatin Berivojcë, kemi bërë asfaltimin e rrugëve, do të ndërtojmë dy ura, një pushimore për ndalesë të autobusëve, ndriçimin publik, ndërtimin e trotuarit. Prandaj kërkojë nga ju që të jeni më aktiv në jetën institucionale dhe mos nguroni që kërkesat e juaji t`i adresoni Kuvendit Komunal ku së bashku me anëtarët e Kuvendit do ti shqyrtojmë të gjitha kërkesat e drejtuara në mënyrë institucionale.

Mobi Casa

Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve kanë shpreh shqetësimet ,mendimet e tyre lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve të komunitetit Rom në vendimmarrje ku janë nxjerrë edhe disa konkluzione dhe rekomandime.

Si rekomandime kryesore të dala nga tryeza është rritja e punësimit të komunitetit Rom në institucionet komunale, zgjidhja e problemeve sociale, të drejtat në shkollim, regjistrimi i qytetareve Rom në regjistrat civil dhe lëshimi i dokumenteve personale, të jenë aktiv në jetën kulturore dhe sportive që organizon Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, të marrin pjesë në dëgjimet publike, etj,

Në këtë tryezë kanë marrë pjesë: Kryesuesi i Kuvendit Komunal Liridon Kastrati ,qytetarë të komunitetit rom, zyrtarja për barazi gjinore, zyrtarja për të drejtat e njeriut, zyrtarja për këshilla juridike, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Ky projekt është financuar nga Zyra e Kryeministrit, Zyra për Çështje te Komuniteteve në kudër të projektit “Mbrojtja dhe Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve./rajonipress/