Mobi Casa

Selver Lenjani kërkon ndryshim të mënyrës së zgjedhjes së Presidentit: “Le të vendosë populli për institucionin më të lartë të shtetit”

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Përfaqësuesi i fshatit Karaçevë, Selver Lenjani, ka reaguar lidhur me debatet dhe bllokadat e vazhdueshme politike rreth zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, duke propozuar që kreu i shtetit të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët përmes votës së lirë ose përmes një referendumi gjithëpopullor.

Në një reagim publik, Lenjani ka shprehur shqetësimin e tij për situatën politike në vend, duke vlerësuar se vonesat dhe përplasjet politike rreth institucioneve shtetërore po ndikojnë negativisht në imazhin e Kosovës dhe në besimin e qytetarëve ndaj sistemit politik.

Sipas tij, Kosova ka paguar një çmim të lartë për lirinë dhe pavarësinë, ndërsa institucionet duhet të reflektojnë përgjegjësi më të madhe ndaj sakrificës së gjeneratave që kontribuuan për shtetin.

Lenjani i ka bërë thirrje institucioneve më të larta të drejtësisë, përfshirë Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën Supreme, që të mbështesin iniciativat që mund të hapin rrugën për përfshirjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve në zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

“Populli duhet ta ketë mundësinë të zgjedhë vetë presidentin e vendit. Një proces i tillë do të rriste legjitimitetin demokratik të institucionit dhe do të shmangte bllokadat e vazhdueshme politike që po përsëriten ndër vite”, ka theksuar Lenjani.

FIDANISHTJA

Ai ka propozuar që presidenti të zgjidhet me votë të drejtpërdrejtë nga qytetarët, me mandat pesëvjeçar dhe me të drejtë rizgjedhjeje për një mandat të dytë, duke u dhënë mundësi të barabartë kandidimit figurave politike, akademike dhe qytetare.

Në reagimin e tij, Lenjani ka përmendur edhe figurat historike të shtetit të Kosovës, duke vlerësuar kontributin e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe të ish-presidentit Hashim Thaçi, si personalitete që kanë lënë gjurmë në proceset shtetformuese të vendit.

Ai ka bërë thirrje për unitet politik dhe institucional, duke theksuar se interesat shtetërore duhet të jenë mbi interesat partiake, ndërsa vendimmarrja për çështje madhore duhet të mbështetet sa më shumë në vullnetin e qytetarëve.

Deklarata e Lenjanit vjen në një kohë kur debati për reformimin e sistemit politik dhe funksionimin e institucioneve vazhdon të jetë pjesë e diskutimeve publike në Kosovë, ndërsa kërkesat për rritjen e pjesëmarrjes qytetare në proceset vendimmarrëse po bëhen gjithnjë e më të pranishme në opinionin publik./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.