GRANDEMALL

Meriton Korenica vazhdon shkëlqimin në Rumani – gol dhe asistim pas vetëm 45 mintuave

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Sulmuesi kosovar Meriton Korenica, po vazhdon të dhurojë paraqitje fantastike në elitën e futbollit rumun.

Korenica është aktivizuar nga minuta e parë në duelin që Cluji po e zhvillon në shtëpi ndaj Universitatea Craiova.

Cluji po avancon me rezultat 2-0 pas 45 minutave të para dhe më meritori për këtë rezultat është padyshim Korenica.

Uji Dea

Ai fillimisht asistoi tek goli i parë i shënuar nga Mohammed Kamara, para se të shënojë personalisht në minutën e 44-të për rezultatin 2-0.

Deri në këto momente Korenica numëron shtatë gola dhe pesë asistime nëse llogarisim edhe këtë ndeshje, teksa pritet të shihet nëse do të shtojë edhe më shumë prej tyre në pjesën e dytë.

Vlen të theksohet se Korenica për çudi nuk kishte marrë ftesën nga përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, për dy ndeshjet e ‘play-off-it’ për inkuadrim në Ligën B ndaj Islandës./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.