Asllani flet për ndeshjen dhe ‘zënkën’ me Rey Manaj
Shqipëria shënoi fitore ndaj Ukrainës në Ligën e Kombeve me rezultat 2-1.
Pas ndeshjes për media u deklarua mesfushori i Interit, Kristjan Asllani, shkruan Gazeta Express.
Ai u shpreh i lumtur pas këtij triumfi ku theksoi se kombëtarja ka mundur të bëjë më mirë.
“Kjo është një fitore jashtë shtëpisë me një ekip që shumë mirë futboll. Kishim shumë pa një fitore. Jemi të lumtur e të shohim para se kemi një ndeshje të vështirë të martën. E dinim që ishte e vështirë, por provuam të bënim futbollin tonë. Mund të bënim më shumë me topin por morëm tre pikë dhe nuk ra shumë në sy. Jemi shumë të lumtur se edhe brenda e menduam pak dhe kishim që me Çekinë që nuk fitonim, na duhej dhe jemi të lumtur”, tha Asllani.
Më tej Asllani në humor foli edhe për gjuajtjen e lirë që e goditi Rey Manaj në fundin e ndeshjes.
“U mërzita se goditja e dënimit më pëlqen shumë se jam stërvitur që i vogël. Por edhe ai ka një këmbë të mirë, reagova pak keq se u mërzita. Mungonin pak minuta, por asnjë problem me Rein, jam shumë shok. U tallëm pastaj, nuk ka problem, po tjetrën do e gjuaj unë”, shtoi më tej Asllani.
Shqipëria luan të martën sfidën e radhës ndaj Gjeorgjisë në “Air Albania”./Gazeta Express