Fundamenti

Zeqiri: Mos gënjeni, Klubi i Basketbollit Drita, nuk është shuar

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport i Komunës së Gjilanit, Kushtrim Zeqiri, thotë se Klubi i Basketbollit Drita nuk është shuar.

“Ata që historikisht kanë keqmenaxhuar fondet publike dhe kanë lënë pas dore sportin, si dhe ata që njihen për trajtimin e dyshimtë të buxhetit publik, kanë përhapur edhe një herë pretendime të pabaza”, tha Kushtrim Zeqiri.

Drejtori i Sportit, me tej tregon se: le të shohim mbështetjen e ofruar për K.B. Drita që nga fillimi i mandatit tonë: më 2022 – 5,600 euro, 2023 – 10,000 euro dhe sivjet (2024) – 8,000 euro.

Sipas tij janë 23.600 euro gjithsej për 3 vjet.

Mobi Casa

Drejtori Zeqiri, ka treguar me shifra edhe për mbështetjen në të kaluarën: Kjo ishte mbështetja në vitet para nesh: më 2021 – 4,300 euro, 2020 – 0 euro dhe më 2019 – 5,000 euro. Apo 9300 euro gjithsej për 3 vjet.

“Nën qeverisjen tonë, Klubi i Basketbollit Drita, ka marrë mbështetje financiare rekord. Kryetari i komunës gjithashtu ka siguruar sponsorizim për klubin. Pjesëmarrja në gara është një çështje procedurale dhe rregullohet nga rregulloret e brendshme të Federatës së Basketbollit dhe MKRS-së”, tha Zeqiri.

Drejtori i Sportit, theksoi se: së fundmi, për ata që pengojnë çdo projekt dhe çdo hap përpara të qytetit tonë: Mos gënjeni./rajonipress/