Eko Higjiena

Lutfi Haziri zgjidhet anëtar i Parlamentit Global të Kryetarëve (GPM) të Komunave me seli në Hagë

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, është zgjedhur anëtar i Parlamentit Global të Kryetarëve (GPM) të Komunave, me seli në Hagë, duke u bërë kështu kryetari i parë i ndonjë komune nga rajoni që përfaqësohet në këtë institucion.

Në letrën e mirëseardhjes si anëtar i Parlamentit Global të Kryetarëve të Komunave drejtuar Lutfi Hazirit nga Patricia de Lile, kryetare e Komitetit Ekzekutiv të Parlamentit dhe njëherësh Kryetare e Cape Town, thuhet se “me kënaqësinë me të madhe ju mirëpresim juve z. Haziri në Parlamentin Global të Kryetarëve të Komunave si dhe kemi nderin e veçantë t’ju kemi mysafir në Samitin Vjetor të Parlamentit që do të mbahet në Bristol të Britanisë në tetor 2018”.

Tutje në letrën e znj. de Lile thuhet se “puna dhe zëri i z. Haziri në kuadër të GPM do të jetë esencial në zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes qyteteve e komunave ndërkombëtarisht në përgjithësi, por edhe në mes rajonit të Ballkanit dhe GPM, në veçanti”.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, pasi ka pranuar letrën e znj. de Lile, ka thënë se ndjehet i nderuar që i është dhënë kjo mundësi për të qenë anëtar i Parlamentit Global të Kryetarëve të Komunave dhe se ky është një privilegj dhe mirënjohje e veçantë që i bëhet edhe Gjilanit dhe Kosovës.

Eco Higjiena

“Sikur që kam qenë i përkushtuar në përfaqësim dinjitoz të Gjilanit e Kosovës në organizma tjerë relevantë europianë, si në ALDA për shembull, edhe në Parlamentin Global të Kryetarëve të Komunave, do të jap kontributin tim për të mirën e qytetarëve jo vetëm të komunës sonë, por të të gjithë rajonit. Përtej nderit, kjo pozitë më jep edhe një përgjegjësi shtesë, që me gatishmërinë me të madhe, do e kryej me përkushtim” ka thënë Haziri.

Përndryshe, Parlamenti Global i Kryetarëve të Komunave mbledh në vete kryetarë komunash nga të pesë kontinentet që për mision ka ofrimin dhe shkëmbimin e përvojave dhe lidershipit të kryetarëve të komunave në lidhje me ballafaqimin dhe zgjidhjen e sfidave të qeverisjes lokale që ndërlidhen edhe me sfidat globale.

Në të njëjtën kohë, Parlamenti Global i Kryetarëve të Komunave përcjellë njohuritë e veçanta të liderëve të qyteteve e komunave nga e mbarë bota tek debatet strategjike për zhvillim ndërkombëtar, duke vlerësuar lartë nevojën për zgjidhje praktike të problemeve dhe sfidave me të cilat ballafaqohen njerëzit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.