ARKATANA

Qentë e komunës simbol i dembellëkut të qeverisjes komunale

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Ky grup i qenve po pushon pikërisht para komunës dhe vendit ku ndodhet zyra e Alban Hysenit. Të papenguar sepse nuk i trazon askush, ata e bëjnë gjumin bashkë me pushimin dhe mos punën që bëjnë edhe zyrtarët e Alban Hysenit.

Një grup i qenve endacak ka disa ditë, që po mrizojnë dhe rrezitën përballë zyrave të Komunës së Gjilanit dhe disa drejtorive kryesore.

Këta qenë po pushojnë të papenguar nga askush sepse realisht edhe ska kush ti pengoj, meqë aty pari rrallë ose fare nuk ka lëvizje të njerëzve.

Eco Higjiena

Pushimi dhe fjetja e këtyre qenve tregon për simbolin e dembellëkut të qeverisjes komunale të cilën e ka kapluar gjumi dhe mos dija.

Kjo qeverisje komunale nuk mbahet në mend për asnjë avancim apo realizim të ndonjë projekti dobiprurës për qytetin e Gjilanit.

Qeverisje e fëmijëve dhe adoleshentëve politik, që as familjet e tyre nuk i njohin bash mirë./rajonipress/