Agushi: Tani është koha të zgjohemi i madh dhe i vogël, që ta bëjmë ndryshimin e madh në tetor

Gjilan – Ne si BNA besojmë fuqishëm që do të dalim të parët, këtë po e thonë edhe qytetarët e rëndomtë që nuk janë në asnjë subjekt politik. Bollë është bollë, na shkoj jeta me mashtrime dhe me eksperimente dhe me rrenat e atyre dhe këtyre aktual thotë Isa Agushi.
Agushi thotë për rajonipress se qytetarët po thonë që i kemi provue të gjitha subjektet tjera për juve si subjekt politik.
“Kësaj radhe ne dhe qytetarët besojnë fuqishëm në BNA-në dhe në mua si Kryetar i këtij subjekti. Të gjithë ne jemi dëshmitar që Gjilani ka mbet mbrapa të gjithave komunave pa investime kapitale dhe projekte serioze. Nuk kemi stadium, as autostradë as impiant të ujërave të zeza, as palestër sportive në Zhegër as katër korsi Gjilan – Bresalc dhe me një fjalë këtu ne si qytetar kemi mbet pa zot shpije dhe me servila që 25 vite” tha Agushi.
Agushi ndërkaq favorit e sheh BNA-në me VV dhe LDK-në, njëra prej tyre besoj ka me qen në ballotazhë me neve mendon ai.
“Kryetari i tanishëm tani ka fillue me disa projekte shkaku i zgjedhjeve që do të mbahen afër 6 muaj. Pyetja ime është ku ishte ky Kryetar para 3 vitesh pse nuk punoi, tani po mundohet t`i mashtroj qytetarët kinse ne po punojmë, ne nuk i hami këto fore të kësaj qeverisje sepse ju pa marifeti. Gjithashtu qeverisja e LDK-së 8 vite rreshtë Gjilanin dhe komunën e kanë lan në mjerim me rrena dhe mashtrime. Tani të gjithë po e kuptojnë që është e domosdoshme dhe e vetmja shpresë BNA-ja me një qeverisje me duar të pastërta dhe transparente. Bollë është bollë, na shkoj jeta me mashtrime dhe me eksperimente dhe me rrenat e atyre dhe këtyre aktual. Tani duhet të zgjohemi i madh dhe i vogël që ta bëjmë ndryshimin e madh në Tetor me subjektin ton të shumëpritur, subjektin ton vendor Bashkimi Për Ndryshim Anamorava. Apel të gjithë atyre qytetarëve që janë dhe kanë qen të pa kënaqur ejani bashkohemi dhe ta bëjmë ndryshimin shumë të nevojshëm t
`i japim fund klaneve, rrenave dhe mashtrimeve atyre që abuzuan me besimin ton për 25 vite” tha Agushi./rajonipress/