Agushi: Kam pasur tjetër bindje për Alban Hysenin, por me këto protesta u pa fytyra e tij e vërtet

Gjilan – Kurrë se kam menduar që shoqatat si Hendikosi, dhe të verbrit dalin në protesta për kushtet e vështira dhe nuk kanë pasur mbështetje nga Komuna. Ky rast është shqetësues për ne si BNA, prandaj ne bëjmë apel tek Kryetari Hyseni që sa ma shpejtë që është e mundur të ua plotësoj kërkesat e këtyre shoqatave me aftësi të kufizuar thotë Isa Agushi për rajonipress.
Agushi nga BNA thotë se kam pasur tjetër bindje për Alban Hysenin, por me këto protesta u pa fytyra e tij e vërtet.
“Në fushata premtojnë megallo projekte dhe ndihma shoqatave të ndryshme, por në realitet po del e kundërta. Me ardhjen e BNA-së në qeverisje Komunale kurrë ma kësi protesta dhe pakënaqësi të qytetarëve nuk do të ketë, sepse ne do të jemi krejt tjetër nga e kaluara, tek ne nuk do të kenë premtime dhe mashtrime të qytetarëve sepse do të qeverisim bashkë me qytetarët dhe shoqërinë civile, shoqatat që janë në Komunën ton këtë ua premtoj qytetarëve të Gjilanit, transparencë të plotë” tha Agushi./rajonipress/