Eko Higjiena

Lugina e Preshevës në bashkëpunim kulturor në nivel rajonal e më gjerë

/ 4 minuta lexim

Nga Xhemaledin Salihu – “Dhuna dhe egërsia i fshehin kulturat në shkurë të helmuara. Por, kultura është dritë që, edhe kur të duket e fshehur, nuk asgjësohet dhe shpejt ose vonë, del dhe vezullon në një trevë kulturë të zhvilluar me fisnikëri të vërtetë…”Nermin Vlora Falaski/f.12/

Kur bëhet fjalë për bashkëpunimin kulturor në nivel Rajonal e më gjërë, kryesisht merret parasysh bashkëpunimi kulturor i Luginës së Preshevës me viset shqiptare për rreth, sidomos me Shqipërinë dhe Kosovën, në realizimin e programeve të ndërsjella kulturore.

Lugina e Preshevës, sidomos Presheva realizoi programe të shumta kulturore e artistike dhe bashkëpunim kulturor në Maqedoni, në Mal të Zi, në Shqipëri e sidomos në Kosovë, gjatë vjetëve të fundit të shekullit XX. Poashtu edhe këto vise shqiptare participuan në zhvillimin e jetës kulturore të Luginës së Preshevës.

Vlen të theksohet se bashkëpunimi i ngushtë i Luginës së Preshevës me kulturën e Shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi, Shqipëri e Kosovë,me të cilin u realizuan shumë aktivitete kulturore e bashkëpunime kulturore dha kontribut të veçantë në realizimin e jetës kulturore shqiptare shumë të begatshme.

Ky bashkëpunim filloi shumë herët qysh në vitet 60-ta 70-ta, të shekullit XX, atëherë kur ansambletë e shoqërive kulturore artistike erdhën në Preshevë nga Kosova e Maqedonia, për të dhënë programe me këngë e valle popullore shqiptare, sikur SHKASH “Hajdar Dushi” e më vonë “Afërdita” e Mushitishtit, me Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli, Lumnije Ibrahimi, Bege Gashi e tjerë.

Poashtu Preshevën e vizituan edhe grupe të këngëtarëve të njohur nga Kosova, sikur Qamili I Vogël, Ismet Peja, Njijazi Nikoliqi e të tjerë.

Uji Dea

Bashkëpunimi i parë kulturor e arsimor me Shqipërinë u realizua më 1979, atëherë kur një numër i punonjësve kulturorë e arsimorë vizitoi Shqipërinë dhe u njoftuan me arsimin dhe jetën kulturore në Shqipëri.

Në Shkodër, grupin e preshevarëve e priti Grupi i Këngëtarëve të Shkodrës, e cila i argëtoi me muzikë të mirëfilltë shqiptare. Pos kësaj punonjësit arsimorë dhe kulturorë vizituan shumë Parqe arkeologjike, Kala, shkolla, e tjerë.

Ky bashkëpunim vazhdoi edhe më vonë deri më sot, jo vetëm me ardhjen e ansambleve me këngë e valle popullore shqiptare, por edhe me teatro nga Kosova, Maqedonia..
Të theksojmë se shumicën e programeve kulturore, Presheva i mori me lehtësime financiare apo edhe falas nga Shqipëria dhe Kosova.

Kështu, në një bisedë të viteve të 70-ta të shekullit XX, në Sekretariatin Krahinor të Kulturës/atëherë/ tashti Ministria e Kulturës-tashti/ nga sekretari i këtij Sekretariati, Shefki Stublla e morëm zotimin që Ansambletë kulturore dhe shërbimet kulturore të Kosovës do të jenë minimale për Preshevën. Në bisedë me të ishte Hasan Hajrullahu, udhëheqës komunal dhe kryetar i Këshillit për kulturë në Lidhjen Socialiste të Preshevës dhe drejtori i Shtëpisë së Kulturës, Xhemaledin Salihu/atëherë Universiteti i Punëtorëve/.
Bashkëpunimi i këtillë filloi të realizohet dhe Presheva të ketë beneficione dhe çmime më të ulta për programet dhe shërbimet kulturore të Ansambleve dhe Shërbimeve të Kosovës në Preshevë.

Bashkëpunimi i parë, i realizuar ndodhi më 1975, kur Biblioteka e Qytetit dhe NGBG “Rilindja” nënshkruan Kontratë të Përhershme për sigurimin e botimeve në gjuhën shqipe që dalin në “Rilindje”, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe botimeve import nga Shqipëria. Kjo kontratë u realizua deri më 1989, deri atëherë kur u suprimua Autonomia e Kosovës, poashtu u shkëputë edhe kontrata në fjalë.

Më 1975, në Preshevë u hap skena e përhershme e Teatrit të Prishtinës, në periudhën 1975-1983, me rëndësi të madhe shoqërore e kombëtare është hapja e Skenës së Përhershme e Teatrit të Prishtinës në Preshevë, për realizimin e së cilës u nënshkrua Kontrata nr.24 e dt. 14 janar 1975, në mes të Teatrit Krahinor të Prishtinës/atëherë/ dhe Shtëpisë së Kulturës në Preshevë. Pra, Teatri në fjalë pasuroi dhe edukoi jetën kulturore, sidomos jetën teatrale në Preshevë./rajonipress/