UBT

Ahmeti: Unifikimi antishqiptar i partive maqedonase, ndikon në marrëdhëniet ndëretnike

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim mbajti takim të jashtëzakonshëm në selinë në Tetovë.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se LSDM dhe VMRO-DPMNE përmes rivotimit në shtatë vendvotime dëshirojnë që t’ia marrin Frontit Europian dy mandate, shkruan klanmacedonia.

Ahmeti tha se kjo bëhet që nëse Fronti mbetet në opozitë, të mos jetë fuqia e parë politike e opozitës vend, me ç’rast do t’i takonin disa funksione.

Uji Dea

Tutej Ahmeti tha se është krijuar një unifikim mes dy partive, që do të ndikojnë edhe në marrëdhëniet ndëretnike.

“Ky moment vjen pas një analize të përbashkët që kanë bërë VMRO me LSDM-në, për t’i përsëritur këto vendvotime, me qëllim që bashkimi i Frontit të mos jetë parti e dytë në vend. Por edhe nëse, negociatat që do të bëhen mes partive politike që akoma janë në vazhdim e sipër, për çdo eventualitet, pa paragjykuar këtu rezultatin e negociatave, por nëse Fronti mbetet opozitë, do të jetë përfaqësuese e shtetit në të gjitha institucionet e shtetit, ato kompetenca të cilat i ka opozita. Kështu që nga këto shqetësime që janë krijuar, është krijuar një unifikim mes dy partive më të mëdha të komunitetit maqedonas, që për fat të keq, ky bashkim, ky unifikim i këtyre politikave, frikësohemi që do të ndikojnë edhe në marrëdhëniet ndëretnike, që ne nuk i dëshirojmë të ketë një lëvizje të tillë”, deklaroi Ahmeti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.