RP

Behgjet Pacolli: Heshtja përballë së keqes dhe devijimit, në fund të fundit, bëhet përkrahje e tyre

Behgjet Pacolli: Heshtja përballë së keqes dhe devijimit, në fund të fundit, bëhet përkrahje e tyre

Behgjet Pacolli ka ndarë një mesazh për përgjegjësinë individuale dhe shoqërore përballë së keqes, padrejtësive dhe devijimeve, duke theksuar rëndësinë e guximit për të kundërshtuar dhe për të luftuar për ndryshime pozitive.

Në postimin e tij, Pacolli thekson se nuk është pajtuar asnjëherë me të keqen dhe se indiferenca ndaj padrejtësive nuk duhet të jetë pjesë e shoqërisë, familjes apo institucioneve.

Ai gjithashtu vë në pah rëndësinë e solidaritetit, përgjegjësisë ndaj njëri-tjetrit dhe domosdoshmërinë për të mos heshtur përballë asaj që duhet ndryshuar.

Fidanishtja

Më poshtë, postimi i plotë i Behgjet Pacollit:

“Asnjëherë nuk kam zgjedhur të pajtohem me të keqen, as ta pranoj gabimin si diçka normale. Në jetë kam besuar gjithmonë se njeriu duhet të ketë guximin të rezistojë, të kundërshtojë dhe të luftojë për ta ndryshuar gjendjen për të mirë.

Edhe kur më është bërë e keqja, jam munduar t’i përgjigjem me të mirë. Por kjo nuk do të thotë se e kam pranuar të keqen si gjendje të qëndrueshme, as si një realitet me të cilin duhet të bashkëjetojmë.

Asesi nuk duhet të jemi indiferentë kur e keqja shfaqet në shoqërinë tonë, në familjen tonë apo në institucionin ku punojmë. Nuk mund ta kthejmë kokën në anën tjetër dhe të sillemi sikur nuk na përket, vetëm sepse mendojmë se secili duhet të merret me punët e veta.

Parimi “secili me punët e veta” nuk është parim i solidaritetit dhe as frymë e mësimit nga familjet tona tradicionale. Ky mësim na udhëzon drejt përgjegjësisë ndaj njëri-tjetrit: të kujdesemi, të ndihmojmë dhe ta plotësojmë njëri-tjetrin. Të mos jemi spektatorë të vështirësive dhe padrejtësive që i ndodhin tjetrit.

Sepse heshtja përballë së keqes dhe devijimit, në fund të fundit, bëhet përkrahje e tyre.

Ne kemi përgjegjësi për njëri-tjetrin. Dhe kjo përgjegjësi fillon pikërisht atëherë kur nuk heshtim përballë asaj që duhet ndryshuar.”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.