FITORJA

Gjilani është nën masa ndëshkuese nga Qeveria Kurti për shkak të moszbatimit të ligjit dhe mos arritjes së standardeve të qeverisjes lokale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, ka mbajtur sot konferencë për media, ku ka adresuar pikëpamjet e LDK-së karshi problemeve, shkeljeve ligjore e kaosit urbanistik që e ka shkaktuar ekzekutivi i Komunës.

Gjilani është nën masa ndëshkuese dhe kufizuese nga Qeveria e Kosovës, për shkak të moszbatimit të ligjit dhe mosarritjes së standardeve të qeverisjes lokale, pasi raporti i auditorit të pavarur e ka kategorizuar këtë komunë me probleme serioze, sikurse edhe për shkak të dështimit frapant në raportin e performancës, transparencës dhe llogaridhënies.

Për shkak të këtyre problemeve, Gjilani është përjashtuar nga fondet për bashkëpunim ndërkufitar, ndërkohë që kemi qenë komunë lidere për 7 vjet radhazi sa i përket përfitimit të dhjetëra programeve multi-milionëshe të bujqësisë, turizmit rural, agro-biznesit dhe aktiviteteve të përmirësimit të teknologjisë së kompanive private.

Hidromorava

Kjo komunë po përballet me shkeljen e madhe të ligjit të fundit në fuqi, me mbi 100 kontrata mbi vepër për militantët, ndërsa problemi më serioz që po përballet Gjilani është Plani Zhvillimor Komunal dhe mungesa e angazhimit në zonim, që është shkelje e rëndë ligjore. Në Gjilan ka humbur kontrolli në zhvillim urban, ndërkaq ndërtimet pa leje kanë eskaluar.

Përpos tjerash, ajo që duhet të hetohet nga organet e drejtësisë janë ndërhyrjet në dosje në tender për Stadiumit të Qytetit, kamerat janë fikur dhe edhe pas një muaji, nuk është bërë shpallja e fituesit. Ky është abuzim dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare, tha kryetari z. Haziri.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.