Fundamenti

Arifi: Kurtit po i plotësohet dëshira të hyjë histori, do të mbahet mend si “Albin Zajednica”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po e pranon Zajednicën në të gjitha format.Ai në një postim në platformën X ka thënë se kryeministri do të mbahet në mend si “Albin Zajednica”.

“Elikziri jetësor i Albinit është hyrja në histori, prandaj e ka urrejtur aq shumë Thaçin, Veselin dhe me të gjithë UÇK-në. Po pranon Zajednicën në gjitha format, pa kushte”.“Ja tani dita ditës po i plotësohet dëshira e kahmotshme e tij, madje do të mbahet në mend në librat e Historisë si ‘Albin Zajednica’”, ka shkruar politikani shqiptar nga Presheva.

Mobi Casa

“Qysh para dy viteve kam thënë se Albini e ka pranuar «Asociacionin » a.k.a “Zajednicën” por është në misionin të ja shes 50 përqindëshit të tij, sepse pushteti dhe karriga e tij është e shenjtë, jo parimet dhe llomotijtet e tija tri dekadore”, shton ai.